• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ljupço Kocevski zgjedhet prokuror shtetëror publik

Ljupço Kocevski zgjedhet prokuror shtetëror publik

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Unanimisht, me 62 vota "për" Kuvendi e zgjodhi Ljupço Kocevskin prokuror shtetëror publik. Gjithashtu unanimisht, por me 63 vota "për" Kuvendi në suaza të mbledhjes së 140-t e zgjodhi edhe Igor Ivanovskin për anëtar të Këshillit për ekspertë të Agjencisë për supervizion të sigurimit.

Në kuadër të mbledhjes, deputetët, më shpesh unanimisht votuan edhe 15 zgjidhje tët jera ligjore, mes të cilave disa për zgjedhje të anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të disa komisioneve kuvendore, kryetarë dhe anëtarë të disa këshillave për ndarje të çmimeve shtetërpre, për anëtarë të Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës minorene, për Këshillin republikan për siguri të komunikacionit në rrugë, si dhe për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.

Pas votimit të këtyre pikave kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski paralajmëroi se deputetët do të njoftohen plotësisht për vazhdimin e mbledhjes. ab/

Foto: МIА arkivi dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR