• e enjte, 18 korrik 2024

Listë e zgjeruar me produkte ushqimore "luksoze", pushteti pohon se mbeten çmimet e garantuara

Listë e zgjeruar me produkte ushqimore

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Vendimi për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve me normë preferenciale të TVSH-së, i cili hyri në fuqi dje, shkaktoi reagime dhe hapi dilema për produktet ushqimore për të cilat norma tatimore do të rritet nga pesë në 10 për qind, ndikimi i tyre në standardin e qytetarëve, si dhe aplikimi nga ana e tregtarëve.

Минималната потрошувачка кошничка во февруари изнесувала 33.702 денари што значи дека толку пари му биле потребни на едно четиричлено семејство за да ги подмири основните месечни потреби.   В

Sipas partisë opozitare VMRO-DPMNE, në listën e produkteve ushqimore që janë shënuar si luksoze dhe për të cilat është rritur taksa, ka edhe produkte ushqimore, çmimet e të cilave janë ngrirë deri më 30 nëntor të këtij viti, si dhe ndryshimet në Vendim dhe një përcaktim më i qartë i përmbajtjes së tij u kërkua nga ekspertët tatimorë.

Nga Qeveria thotë se produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e përdorimit të përditshëm të qytetarëve, do të vazhdojnë të taksohen me normën më të ulët të TVSH-së prej pesë për qind, ndërsa çmimet e garantuara mbeten në fuqi. Mund të rishikohet lista për rreth 10 produkte dhe siç thonë ata do të reagojnë nëse do të ketë vërejtje të qëndrueshme.

VMRO-DPMNE-ja opozitare dje i bëri thirrje Qeverisë që të korrigjojë listën e produkteve me TVSH të rritur, ndërsa të gjitha produktet që janë pjesë e përdorimit të përditshëm t'i kthejë në pesë për qind.

Sipas kryetarit të Bordit ekzekutiv të Shoqatës së këshilltarëve tatimorë, Pavle Gacov, në vendet fqinje listat e produkteve të TVSH-së janë shumë më të qarta me një përshkrim pikërisht ashtu siç pritet të gjenden në tregje. "Fatkeqësisht, Maqedonia e bën këtë përmes numrave tariforë në tarifën doganore, e cila është çështje e ekspertëve, e qytetarëve dhe atyre që punojnë në treg, do të jetë komplekse të aplikohet", tha Gacov, i cili pret që të ndodhin ndryshime në vendim në të ardhmen e afërt.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministria e Financave pohon se lista e produkteve që do të tatohen me normë preferenciale prej 10 përqindëve janë produkte që nuk përfaqësojnë produkte për ushqimin bazë, pra kanë karakteristikat e produkteve që nuk janë pjesë e tabelës ditore dhe disa nga produktet që nuk rekomandohen për shëndetin e konsumit njerëzor. 

"Kemi patur qasje shumë e kujdeshme është bërë në lidhje me standardin gjatë përgatitjes së Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve të cilat nënshtrohen në normën preferenciale të TVSH-së, e cila sot hyri në fuqi. Nuk ka kurrfarë ndryshime  në lidhje me standardin minimal dhe nuk i përfshin produktet ushqimore bazë nga shporta konsumatore", vlerësoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

null

Për shkak të lëshimeve teknike eventuale dhe nëse ka probleme gjatë zbatimit praktik duke marrë parasysh dilemat rreth tarifikimit do të intervenohet për të cilën do të diskutohet me Drejtorinë Doganore.

"Krahasuar me shtetet e tjera nga rajoni, ne jemi në shkallën më të ulët themelore të TVSH-së prej 18 për qind, tek të tjerët është 20, 23, 25, 27 ... Dhe në situatë të tillë jemi edhe me shkallën më të ulët të autorizuar për dallim nga disa që kanë vetëm një shkallë të autorizuar, ne kemi dy. Me këtë masë kemi pasur qasje shumë të kujdesshme ndaj mbrojtjes së standardit, posaçërisht për ata me të ardhura më të ulëta dhe për prodhimet ushqimore bazë dhe nuk do të ndikojë tek ata që janë në listën e masës së përkohshme të Qeverisë për çmime të garantuara", thotë ministri Besimi.

Sipas zëvendëkryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, qytetarët reagojnë më së shumti ndaj rritjes së TVSH-së nga pesë në 10 për qind për 10 produkte ushqimore nga gjithsej 2.000 grupe të produkteve që mbulohen me vendim. Ai thotë se nuk ka problem që Qeveria që në seancën e ardhshme të martën të ndryshojë vendimin për ato produkte.

"Nuk është e vërtetë që ka rritje çmimi për një mijë produkte dhe këtë po e them dhe i qëndroj me vendosmëri sepse mbulohen 358 kategori produktesh. Disa prej tyre mbulohen nga masat e uljes së çmimit dhe pavarësisht se për disa produkte ka një normë tatimore të rritur, ato do të mbeten në të njëjtin çmim reference që bie në vendim, ndaj rritja nuk do të jetë aq e madhe. Në bazë të asaj që kam dëgjuar deri më tani, ka pasur tre vendime nga prodhues të caktuar për të mbajtur produktet me të njëjtin çmim, të cilat janë me çmim të rishikuar, disa prej tyre rriten. I inkurajoj të gjitha odat ekonomike, të gjithë prodhuesit, madje edhe qytetarët tek institucionet përkatëse që të dërgojnë propozime se cilat produkte duhet të përfshihen në propozim-vendimin për ndryshimin e normës së TVSH-së dhe ne do ta bëjmë atë në përputhje me rrethanat", tha Bytyqi në pyetjen e një gazetari.

null

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se Ministria e Ekonomisë qëndron tërësisht prapa Vendimit për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë të cilin e sollëm para dy javëve dhe se së paku deri më 30 nëntor, deri kur vlen ky vendim, largim nga ai nuk do të ketë. Të gjitha produktet të cilat janë përfshirë në Vendimin për ulje të çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me shkallë tatimore prej 5 për qind.

Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për shkallën e autorizuar tatimore të disa produkteve të caktuara ushqimore, ministri Bekteshi kumtoi se nëse ka gabim në listë, ajo do të korrigjohet.

Bekteshi potencoi që qytetarët të jenë të qetë. "Masat të cilat i sjellim për mbrojtje të standardit të qytetarëve, po japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimroe bazë mund vetëm të ulen plotësisht, por jo edhe të rriten", shkroi ai.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski deklaroi dje që qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten. 

Inspektorati, vlerësoi Trajkovski në deklaratën me shkrim për mediat do të vazhdojë të veprojë sipas vendimeve të Qeverisë dhe do të kontrollojë nëse në markete te produktet përkatëse është e vendosur shenja “çmim i garantuar”.

Me propozim të Ministrisë së Financave, dy javë më parë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjet për tatimin mbi fitimin dhe vlerën e shtuar, me të cilat vendoset tatimi i solidaritetit, rritja e TVSH-së nga pesë në 10 për qind për disa produkte ushqimore që janë cilësuar si luks dhe uli normën nga 18 në pesë për qind për qarkullimin e produkteve menstruale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR