• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lirohet dizeli, shtrenjtohen benzinat

Lirohet dizeli, shtrenjtohen benzinat

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i derivateve të naftës nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për një nga 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit dhe Sërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.09 për qind.

Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E-V) dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,5 denarë për litër dhe do të jetë 76 denarë për litër. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, përsëri rritet për një denarë për litër dhe do të jetë 87,5 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,5 denarë për litër dhe do të jetë 90 denarë.

Me vendim të KRRE-së për 0,252 denarë për kilogram është rritur dhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC dhe do të jetë 44,554 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen paraprake shënojnë rritje mesatare prej 0,608 për qind për benzinën dhe rënie prej 5,088 për qind për dizelin në rastin e naftës ekstra të lehtë me 4,799 dhe në rastin e karburantit ulja është me 1,138 për qind. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR