• e premte, 27 dhjetor 2024

Lirohet dizeli dhe EUROSUPER BS - 98

Lirohet dizeli dhe EUROSUPER BS - 98

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Dizeli nga mesnata do të lirohet për një denar në litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS - 98 ulet për gjysëm denari, derisa çmimi EUROSUPER BS - 95 mbetet i njejtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.54 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 77 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79 denarë, EURODIZEL BS (D-E-V) për 72,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72 denarë për litër. 

Me vendimin e KRRE-së për 0.281 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 41.517 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës mesatarisht për 1.355 për qind, te dizeli për 2.341, dhe për vajin ekstra të lehtë për 2.138 për qind, ndërsa te mazuti ka rritje për 0.219 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,566 për qind. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR