• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lirohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njejtë

Lirohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njejtë

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Çmimi i dizelit prej sonte në mesnatë zvogëlohet për gjysëm denari, ndërsa ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për një denar për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energji, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale. Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0,65 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 77, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 75,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 dhe më tutje do të shitet për 80, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 82 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së, për 0,559 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 42,773 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake, shënojnë rritje te benzina mesatarisht për 0,158 për qind, tek dizeli ka zvogëlim për 0.807 për qind, te vaji Ekstra i lehtë për amvisëri për 1,158 dhe te mazuti zvogëlim për 1,035 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit janë formuar çmimet me llogaritje paraprake është më i ulët për 0,562 për qind. ss/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR