• e enjte, 18 korrik 2024

Lirohet çmimi i mazutit

Lirohet çmimi i mazutit

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Mazuti prej sonte në mesnatë do të lirohet për 1,052 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,55 për qind. 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 37,078 denarë për kilogram. EUROSUPER BS 95 edhe më tutje do të shitet për 81 denarë për litër, EUROSUPER BS -98 për 83, EURODIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 73,5 denarë për një litër.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat në mesatare për 0,142 për qind, te dizeli për 1,811, te vaji ekstra i lehtë për 2,208 dhe te mazuti për 3,583 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR