• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lirohen derivatet dizel

Lirohen derivatet dizel

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Dizelli prej sonte në mesnatë lirohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri zvogëlohet për gjysëm denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për energji, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim të mbetjeve komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet edhe zvogëlimi i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,24 për qind.

Çmimi i ri me pakicë të EURODIZEL BS (D-E V) është 73 denarë për një litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për djegie (EL-1) - 72,5 denarë për litër. Çmimi, megjithatë, i benzinave motorike nuk ndryshon, ashtu që EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet për 76,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 78,5 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 0,348 denarë për një kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 dhe do të arrijë 40,92 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjet paraprake tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 0,573 për qind, te naftës për 2,404, dhe te vajit ekstra të lehtë për 2,219 për qind, ndërsa te nafta ka një rritje mesatare prej rreth 0,971 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,131 për qind. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR