Lirohen benzinat, dizeli me çmim të njëjtë
- Benzina EUROSUPER BS-95 nga sot në mesnatë do të ulet për 2,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për tre denarë, ndërsa nuk ka ndryshime në çmimet e EURODIZELIT (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Benzina EUROSUPER BS-95 nga sot në mesnatë do të ulet për 2,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për tre denarë, ndërsa nuk ka ndryshime në çmimet e EURODIZELIT (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Një litër EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 83,50 denarë, kurse 85,5 denarë EUROSUPER BS - 98. Çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) mbetet 86 denarë për litër, ndërsa vaji për djegie ekstra i lehtë kushton 1 (EL- 1) 85 denarë.
Për 1,691 denarë ulet edhe mazuti M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 46,976 denarë.
Me Vendimin e KRRE-së, do të kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,95 për qind krahasuar me vendimin nga data 2 e këtij muaji.
KRRE bën të ditur se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë rënie mesatarisht: te benzinat për 6,215 për qind, te dizeli me 1,205 për qind, vaji ekstra i lehtë ka rënie për 1,350 për qind, ndërsa te mazuti rënia është për 4,990 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,546 për qind. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s