• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lirohen benzinat dhe dizeli

Lirohen benzinat dhe dizeli

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E-V) lirohen për 0.5 denarë për litër sonte në mesnatë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të ujit dhe Shërbimet komunale për menaxhim të mbeturinave (KRRE).

Çmimi i ri për litër EUROSUPER BS - 95 do të arrijë 79.5 denarë, 81.5 denarë i EUROSUPER BS - 98, ndërsa 76.5 denarë për EURODIZEL BS (D-E-V).

Më lirë është dhe mazuti M-1 NS, për 0.256 denarë, ndërsa kilogrami do të kushtojë 42.517 denarë, ndërsa nuk do të ndryshojë çmimi i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1), megjithatë mbetet 75.5 denarë.

Me vendim të KRRE-së bëhet ulje e çmimeve me pakicë te derivateve të naftës në mesatare për 0.5 për qind krahasuar me vendimin e 20 nëntorit të këtij viti.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme tregojnë rritje mesatare: për benzinën për 0.436 për qind, për dizelin për 0.431 për qind, për naftën ekstra të lehtë për 1.330 për qind dhe për mazutin ulja është për 0.923 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar sipas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 1.419 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR