• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lirman: Nëse dëshironi një të ardhme prosperuese për vendin në BE, koha është tani!

Lirman: Nëse dëshironi një të ardhme prosperuese për vendin në BE, koha është tani!

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Tani është hapur mundësia për zgjerimin e BE-së. Kërkesa e një mundësie të tillë me vendosmëri dhe liderizëm tregon një ndjenjë të lartë përgjegjësie për të ardhmen dhe prosperitetin e popullit në Maqedoni të Veriut. Ju inkurajoj që të vazhdoni me sukses rrugën e reformave. Reformat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata e avancojnë sundimin e ligjit, çrrënjosin korrupsionin, promovojnë prosperitetin dhe investimet dhe përmirësojnë kushtet e jetesës në Maqedoninë e Veriut", ka thënë ministrja gjermane për Evropë, Ana Lirman.

Ajo së bashku me Sekretarin shtetëror përgjegjës për Evropë në Këshillin e ministrave të Republikës së Francës, Lorens Bun dhe Shimon Shinkovski vel Senk, ministër i BE-së i Republikës së Polonisë i njohur si “Treshja e Vajmarit”, patën një takim me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq pas së cilës mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Lirman theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet rruga tani dhe se ndryshimet kushtetuese do ta paraqesin Maqedoninë e Veriut si një shembull të një shoqërie multietnike.

"Konfirmimi dhe mbrojtja e minoriteteve është themeli i të drejtave dhe detyrimeve evropiane. Ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut do ta forcojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave evropiane. Inkurajoj fuqishëm të gjitha forcat politike në Maqedoninë e Veriut që të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës dhe të mbështesin një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për Maqedoninë e Veriut dhe popullin e saj. Çdo gjë tjetër do të jetë e dëmshme për ambiciet për anëtarësim në BE", ka thënë ministrja gjermane.

Lirman ka qenë decide se tani është momenti për të marrë përgjegjësi politike dhe për të vepruar dhe për të thënë "po"- për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme në BE.

“Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së është e drejtë, nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, kjo është e sigurt. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut qëndron në duart tuaja. Duam t'ju inkurajojmë që t'i bashkoheni familjes evropiane dhe të tregoni përkushtimin tuaj ndaj perspektivës së BE-së dhe ne do t'ju mbështesim në rrugën e BE-së sa herë që të mundemi", tha ajo.

Sipas saj, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për të ardhmen dhe ajo dhe kolegët e saj nga Grupi i Vajmarit inkurajojnë të gjithë njerëzit dhe aktorët politikë në vend që të mbështesin Qeverinë në marrjen e këtij, siç tha Lirman, "hapi vendimtar drejt BE-së duke i bërë të suksesshme amendamentet e Kushtetutës".

“Duam t'ju japim të gjithë mbështetjen e nevojshme për të arritur me sukses procesin e integrimit", ka thënë ajo.

Porosia e Lirmanit, Bun dhe Shinkovskit, siç tha ministrja gjermane është i qartë.

"Theksojmë përcaktimin tonë për perspektivën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ne e njohim përparimin mbresëlënës që keni bërë dhe ju mbështesim në rrugën tuaj për t'u bërë anëtare e BE-së", ka thënë ajo.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë ministrat nga treshja e Vajmarit do t'i thonë VMRO-DPMNE-së të cilët ende janë të qëndrimit se nuk do t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese, Lirman tha se mezi pret të takohet me parti të ndryshme opozitare këtu dhe theksoi se mesazhi i saj është “i qartë si kristali”.

"Nëse doni një të ardhme prosperuese për vendin, nëse doni një të ardhme në BE, koha për këtë është tani sepse është hapur mundësia, është shfaqur dinamikë e re në procesin e pranimit me statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, hapa shtesë në procesin e anëtarësimit mund të gjenden gjatë vjeshtës, procesi i skrinigut, procesi teknik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndoshta do të përfundojë këtë vjeshtë, kështu që tani është koha për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Nuk ka kohë për pritje", tha ministrja gjermane, duke shtuar se se të gjithë anëtarët e opozitës do ti pyesë se si është ideja e tyre për të ardhmen e vendit.

"A dëshironi vërtet që vendi të humb këtë mundësi unikate për t'iu bashkuar këtij komuniteti prosperues të BE-së, kështu që argumenti im është shumë i qartë", ka thënë ajo.

Foto: MIA

 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR