• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Dojranit janë mbi mesataren për muajin shtator

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Dojranit janë mbi mesataren për muajin shtator

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Niveli i Liqenit të Dojranit është më i ulët se ditën e kaluar, mirëpo është mbi mesataren për muajin shtator. Tek Liqeni i Ohrit nuk ka asnjë ndryshim nga dita e djeshme, mirëpo edhe ai është mbi mesataren e shtatorit, tregojnë matjet e ditës së sotme hidrologjike.

Sipas DPHM edhe niveli i Liqenit të Prespës nga dita e djeshme nuk ka ndyshime, mirëpo është nën mesataren e shtatorit.

Në nivelet e ujit të liqeneve nuk ka ndyshime të mëdha. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR