• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka nga 31 tetori

Linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka nga 31 tetori

Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 31 tetori vendoset një linjë e re ajrore në Larnaka të Qipros.

"Rrugës për në Ohër për kremtimin e festës së Shën Cirilit dhe Metodit, dëshiroj të ndaj informacione për një linjë të re ajrore. Nga 31.10.2025 fillon linja e re ajrore Shkup-Larnaka, në Qipro. Kjo është linja e 11-të për 10 muaj, ndërsa është rezultat i politikave të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së. Subvencionet dhe politikat e Qeverisë për zhvillimin e linjave ajrore japin rezultate", shënoi Nikollovski në Fejsbuk. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR