• e hënë, 23 dhjetor 2024

Limani: Në fazën përfundimtare është Ligji i ri për sipërmarrje sociale

Limani: Në fazën përfundimtare është Ligji i ri për sipërmarrje sociale

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ligji për sipërmarrje sociale është në fazën përfundimtare, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, se deri ku është procedura për miratimin e Ligjit të ri për sipërmarrje sociale. Është theksuar se për një kohë të shkurtër do të përfundojë gjtihë procedura nga ana e të gjithëve që marrin pjesë në përgatitjen e tij.

"Harmonizimi është bërë me të gjitha institucionet me të cilat kontestohet. Qëllimi ynë është çdo Ligj i cili na i hap dyert në Bashkimi Evropian të përgatitet dhe njëkohësisht t'i kalojë të gjitha filtrat e Ministrisë sonë në Qeveri dhe Parlament. Mendoj se për një kohë të shkurtër do të bëhet dhe gjithë kjo procedurë do të përfundojë", thotë Limani. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR