Limani: Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë ka përfunduar tërësisht, është siguruar stafi profesional dhe së shpejti do të fillojë përkujdesja për fëmijët
- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, sot kanë vizituar objektin e ri “Rilindja” pranë Institucionit Publik “Mlladost”, Komuna e Tetovës, me qëllim të inspektimit të aktiviteteve para hapjes së tij, informuan nga Ministria përmes kumtesës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:04, 16 dhjetor, 2024
Tetovë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, sot kanë vizituar objektin e ri “Rilindja” pranë Institucionit Publik “Mlladost”, Komuna e Tetovës, me qëllim të inspektimit të aktiviteteve para hapjes së tij, informuan nga Ministria përmes kumtesës.
Sipas informatës, kopshti ka përfunduar plotësisht dhe së shpejti fëmijët e këtij vendbanimi do të kenë mundësinë t’i kalojnë ditët e fëmijërisë këtu. Hapja e kopshtit do të mundësojë hyrjen e 165 fëmijëve të rinj nën moshën 6 vjeç në procesin parashkollor.
“Qëllimi ynë dhe në të njëjtën kohë përgjegjësia jonë është të sigurojmë rritje dhe zhvillim të hershëm cilësor të fëmijëve dhe ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj çështje. Çdo fëmijë meriton të ndjekë kopshtin dhe të marrë edukim dhe arsimim parashkollor që do të kontribuojë në zhvillimin e tij të mëtejshëm. Vazhdojmë të punojmë për uljen e listave të pritjes së fëmijëve për regjistrim në kopshte, ndërtimin e kopshteve aty ku ka nevojë dhe punësimin e kuadrove profesionale në to”, theksoi Limani.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Limani theksoi se me miratimin e ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, ka filluar edhe procesi për marrjen e licencave për staf profesional në kopshte. Si dhe së shpejti do të nisë procesi i dhënies së provimeve dhe kjo do të mundësojë hyrjen e kuadrove profesionale në kopshtet e fëmijëve, ku është e nevojshme.
Ndërtimi financohet përmes Programit Vjetor të Veprimit “Mbështetja e BE-së për Arsimin, Punësimin dhe Politikën Sociale” për vitin 2017 me një buxhet total prej rreth 805.000 €, nga të cilat Bashkimi Evropian financon rreth 705.000 € dhe bashkëfinancimet shtetërore nga buxheti kombëtar prej rreth 100.000 euro.
Për funksionimin normal të tij është siguruar punësimi për 29 persona.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Limani theksoi se me miratimin e ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, ka filluar edhe procesi për marrjen e licencave për staf profesional në kopshte. Si dhe së shpejti do të nisë procesi i dhënies së provimeve dhe kjo do të mundësojë hyrjen e kuadrove profesionale në kopshtet e fëmijëve, ku është e nevojshme. bsh/
Foto: MPSDR