• e martë, 24 dhjetor 2024

Limani: Kopshti i ri në Gjorçe Petrov do të sigurojë përfshirjen e 100 fëmijëve të ri në edukimin parashkollor

Limani: Kopshti i ri në Gjorçe Petrov do të sigurojë përfshirjen e 100 fëmijëve të ri në edukimin parashkollor

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, ministrin Vllaldo Misajllovski, zëvendësministrin Vellkovski dhe deputetë të tjerë të pranishëm, këshilltarë dhe qytetarë, simbolikisht shënuan fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Stopanski Dvor, të komunës së Gjorçe Petrovit.

“Ky kopsht fëmijësh paraqet një investim të rëndësishëm në të ardhmen e fëmijëve tanë. 100 fëmijë të ri do të kenë mundësinë të ndjekin edukimin parashkollor në vendbanimin e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo paraqet një përfitim të dyfishtë, si për prindërit që mund t'i bashkohen tregut të punës duke i dërguar në kopsht fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë duke e përmirësuar gjendjen ekonomike të familjes, ashtu edhe për ne si vend duke e rritur numrin e qytetarëve të punësuar”, nënvizoi ministri Limani.

Kopshti i ri, i cili është pjesë e IPKKF Rosica, po ndërtohet me vendim të Qeverisë për ndarjen e mjeteve të parapara nga Nën-programi 3A - ndërtimi, pajisja dhe mirëmbajtja e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve në vlerë prej 60 milionë denarë.

“Ky hap është vetëm fillimi i angazhimit tonë për të përmirësuar kushtet e jetesës së më të vegjëlve. Besojmë se me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për fëmijët tanë. Në periudhën në vijim do të investojmë shumë në ndërtimin e kopshteve të reja, me synim uljen e listave të pritjes për t’u bashkëngjitur institucioneve parashkollore. Mbase çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të jetë pjesë e arsimit dhe edukimit parashkollor”, nënvizoi ministri Limani.

Në fund ai tha se Qeveria dhe Ministria mbeten të hapura për të gjitha zgjidhjet e propozuara që do të përmirësojnë mirëqenien e tyre. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR