• e enjte, 26 dhjetor 2024

Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për "tren bullgar" në Likovë, u dëshmua inzheneringu zgjedhor i BDI-së

Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Valbon Limani nga koalicioni Vlen sot në konferencë për shtyp shfaqi vendimin e Gjykatës Administrative ku pranohet ankesa e koaliconit VLEN në lidhje me mbushjet e kutive në Likovë.

"Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Koalicionit VLEN në lidhje me vendvotimin në Likovë, ku pati mbushje të kutisë nga ana e njerëzve të afërt të bartësit të listës së BDI në këtë zonë,  përmes teknikës së njohur si “tren bullgar. Në vendimin e gjykatës thuhet se padia e kandidatit në zgjedhjet presidenciale 2024, Arben Taravari,  pranohet", u shpreh Limani.

Sipas tij, me këtë u dëshmua "inzhineringu zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ftoi organet kompetente të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit e vjedhjes së votës të dalin para drejtësisë".

"Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, regjimi i BDI-së do të shembet. Koalicioni VLEN si qeveri e ardhshme, zotohet se do të sanksionojë çdo përpjekje të pushtetit në ikje për të vjedhur apo blerë vota", u shpreh Limani. rq/

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR