• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Limani: Besa do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese, nëse në Kushtetutë nuk fshihen 20 për qind

Limani: Besa do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese, nëse në Kushtetutë nuk fshihen 20 për qind

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Nënkryetari i Besës, Fatmir Limani dje në emisionin "200" në Alsat deklaroi se partia nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por është kundër që shqiptarët në aktin më të lartë juridik të përfaqësohen me përqindje.

"Ne nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtteutë. Ne nuk jemi kundër përfshirjes së çdo bashkësie në Kushtetutë. Por jemi kundër asaj që shqiptarët të përfaqësohen si 20 për qind. Shqiptarët me preambulkën e dakorduar me Marrëveshjen e Ohrit janë popull shtetformues. Dhe në rastin të mos fshihet 20 përqindëshi si definicion brenda në Kushtetutë, Besa do të votojë kundër", thotë Limani.

Sipas Limanit, ky nuk është kushtëzim, ndërsa siç tha edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski nuk ishte kundër fshirjes së 20 përqindëshit.

"Ne nuk kushtëzojmë. Që ne të kushtëzojmë duhet të ketë palë e cila nuk dakordohet. VMRO-DPMNE haptazi tha se nuk ka problem të fshihet 20 përqindëshi. Presidenti i shtetit para disa ditëve deklaroi se ky nuk është problem. Ky nuk është kushtëzim. Kjo është e drejtë legjitime, madje kjo është e garantuar edhe me nënshkrimin e marrëvesjes së Ohrit. Ky nuk është kuhtëzim. Ne si Besë kemi parashtruar amandament në Qeveri, e cila më pas do ta dërgojë në Kuvend atë kërkesë për ndryshime kushtetuese", tha Limani.

Ai shtoi se Besa nuk do të marrë pjesë në grupin e punës për përpilim të amandamenteve kushtetuee. ab/

Foto: Alsat

QËNDRONI TË LIDHUR