• e enjte, 26 dhjetor 2024

Likova do të vazhdojë me projekte infrastrukturore, ujësjellës dhe do të ndërtojë shtëpi të kulturës

Likova do të vazhdojë me projekte infrastrukturore, ujësjellës dhe do të ndërtojë shtëpi të kulturës

Kumanovë, 4 janar 2024 (MIA) - Komuna e Likovës do të realizojë shumë projekte infrastrukturore në vitin 2024, informuan sot kompetentët. Siç bëri të ditur kryetari i komunës Likovë, Erkan Arifi janë paraparë rikonstruime të shumta të rrugëve, në mesin e të cilave të rrugëve lokale dhe ndërtimin e rrugës lokale nga fshati Likovë deri në pendën e Likovës. Në vendbanime do të vendosen edhe pllaka bekatoni në disa rrugë.

"Sa i përket furnizimit me ujë për momentin është duke u realizuar projekti, një rezervuar në fshatin Sllupçan, prej 1.000 metra kub në stacionin e filtrimit. Për disa nga projektet që kanë të bëjnë me ujësjellësin, jemi në proces të nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomikë, për disa furnizimi publik është në vazhdim. Nga pranvera presim performancë intensive në disa lokacione të ujësjellësit, të cilat sipas planit duhet të përfundojnë deri në nëntor të këtij viti. Besojmë se në fshatrat Likovë, Mateç dhe Orizarë, ku janë kryer të gjitha punët e nevojshme, pas përfundimit të stacionit të pompimit në stacionin filtrues do të lëshohet uji i pijshëm për këto fshatra", deklaroi Arifi.

Komuna e Likovës është një nga 44 komunat e cila nga Qeveria me ridedikim të mjeteve mori para për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës. Ministria e Kulturës ka ndarë 30 milionë denarë ose gjysmë milionë euro për realizimin e projektit për Shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç të Likovës.

"Në lidhje me Shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç, me mjetet e ndara në vlerë prej 30 milionë denarë, besojmë se përfundimisht pas 16 vjetëve, ky projekt i cili ka filluar nga viti 2008 më në fund do të përfundojë me çka edhe qytetarët tanë do të kenë vend ku do të realizojnë manifestime të ndryshme dhe do të kontribuojnë për zhvillimin e kulturës", deklaroi Arifi. fc/

Fotografitë: Arkivi i MIA-s dhe Komuna e Likovës

QËNDRONI TË LIDHUR