• e premte, 27 dhjetor 2024

Ligji për masa restriktive nesër në seancë qeveritare, konfirmoi Osmani

Ligji për masa restriktive nesër në seancë qeveritare, konfirmoi Osmani

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ligji për masa restriktive nesër do të gjendet në seancë qeveritare, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

"Nesër do të jetë në Qeveri, unë do ta propozoj, ndërsa a do të kalojë në Kuvend, do të doja ta shoh se kush e bllokon. Kishte debat se pse është tërhequr, nëse është për shkaqe politike ose jo. Kishte qeveri të re, megjithatë qeveria e re duhet ta mbrojë ligjin në Kuvend. Dhe kuptohet duhet të konfirmohet edhe një herë, ndërsa kishte edhe harmonizim shtesë", tha Osmani në intervistë në Studio 10 në TV 24.

Lidhur me kritikat në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit, e fundit dërguar nga ambasadori holandez Dirk Jan Kop, i cili muajin e kaluar kishte takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e partisë, Osmani vlerësoi se ndonjëherë gabimisht interpretohen kufijtë mes gjyqësorit dhe qeverisë, kështu që, kritikat në gjyqësor interpretohen si dobësi e qeverisë. 

"Ose kërkojmë gjyqësor të pavarur, ose jo. Nëse kërkojmë gjyqësor të pavarur, atëherë konfliktet atje dhe problemet brenda, mos na i hudhni neve as si faj, se nuk duhet të ndërhyjmë, apo jo? Kemi një dallim me ambasadorin holandez. Unë them, le të hapim kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e drejtësisë. Nuk mund ta reformojmë vetë. Ai thotë, nuk mund t'i hapim kapitujt, por ju vazhdoni me gjyqësorin evropian. Kjo nuk është e mundur, po të mundeshim nuk do të kishim bërë kaq shumë kompromise për të hapur rrugën evropiane", tha Osmani.

Osmani shtoi se e drejta evropiane është kulmi i civilizimit njerëzor. 

"Nuk ekziston qytetërim, qoftë historik, qoftë edhe tani gjeografik, që ka një nivel të tillë. Dhe ne e pretendojmë, përndryshe ne, shteti tonë ligjor ballkanik, mund ta bëjmë vetë dhe tani e kemi. Në Bullgari, tani ka ndryshime kushtetuese për të vendosur Këshill Gjyqësor dhe Këshill të Prokurorëve Publikë. Kemi krijuar Këshill Gjyqësor prej kohësh. Kjo nuk do të thotë që ne jemi aq të këqij. Por kjo është pa Bashkimin Evropian. Nëse doni të drejtën evropiane hapni kapitujt", vlerësoi Osmani.

Përndryshe, në seancën qeveritare të mbajtur më 16 janar, Qeveria, njëzëri, me konsensus shprehu vullnetin politik që propozim ndryshimet ligjore për Ligjin për masa restriktive t'i dorëzojë në Kuvend, përderisa MPJ muajin e kaluar filloi debat publik për ndryshimet e Ligjit për masa restriktive me të cilat edhe "lista e zezë" amerikane do të jetë bazë për përcaktimin e masave nga shteti ndaj personave dhe firmave. 

Ndryshimet në Ligj rezultuan nga zgjerimi i listës së zezë të SHBA-së. Ministria e Punëve të Jashtme muajin e kaluar nisi debatin publik për ndryshimet në Ligjin për masat restriktive, me të cilat "lista e zezë" amerikane do të jetë baza për vendosjen e masave nga shteti ndaj individëve dhe kompanive. Propozim ndryshimet, siç njoftoi atëherë ministri Bujar Osmani, parashikojnë futjen e dy instrumenteve të rëndësishme, institucioni propozues të kërkojë dhe dorëzojë të gjitha provat materiale në Prokurori, ndërsa Prokuroria Publike për fillimin e procedurës, përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse përfundon me aktakuzë parashihet ndalim i përkohshëm i kryerjes së funksionit publik dhe ndalim i pjesëmarrjes në furnizimet publike nëse bëhet fjalë për  persona juridikë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR