• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ligji për hua nga Hungaria në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet

Ligji për hua nga Hungaria në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Për sot në orën 10:00 është caktuar seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në të cilën duhet të shqyrtohet Propozim-ligji për hua prej gjysmë miliardë euro nga Qeveria hungareze, e cila do të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Seancën e caktoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pasi ishte njoftuar se kryetarja e Komisionit Sanja Lukarevska nuk do të caktojë seancë sepse ligji miratohet me procedurë të shkurtuar. Me seancën e sotme duhet të kryesojë deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski.

"Sipas nenit 126 paragrafi (3) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seancën e katërt të Komisionit për financim dhe buxhet do të kryesojë anëtari i Komisionit, deputeti Bojan Stojanoski. Në rast se anëtari i Komisionit pengohet për praninë në seancë, duhet në kohë ta njoftojë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin me këtë seancë të Komisionit dhe të përcaktojë zëvendësin nga radhët e zëvendësanëtarëve të këtij Komisioni", është njoftuar në ueb faqen e Kuvendit.

Законот за бранители ги задоволува потребите на граѓаните, оние кои изгубиле член на семејство, кои имаат инвалидитет, рече на денешната прес-конференција, претседателот на СДСМ, Венко Филипч

LSDM dje kërkoi të tërhiqet ligji dhe ai të miratohet në procedurë të rregullt dhe të organizohet debat me përfshirjen e opinionit ekspert. Propozim-ligji, siç deklaroi dje lideri i LSDM-së Venko Filipçe, është korruptues dhe vendi vihet në peng politik dhe të borxhit ndaj Hungarisë.

"Në kushte kur për herë të parë shteti merr hua direkt nga një shtet tjetër, kur nuk ka kritere me mekanizma të qarta për sistemimin e parave të huazuara, kur nuk ekziston një sistem qartë i konfirmuar për kontrollin e shpenzimit të parave, kur nuk ka dispozita të qarta në ligj të cilët e garantojnë këtë, kur ka pika se ku fshihen shpenzimet e fshehura të cilat nuk tregohen qartë për LSDM-në përfundimisht është e palejueshme të miratohet ky ligj me procedurë të shkurtuar", tha Filipçe.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, bëhet fjalë për zgjidhje ligjore me të cilin do të sigurohen mjete që do të destinohen për ekonominë dhe komunat. Në konferencën për shtyp në takim, Mickoski tha se në zgjidhjen ligjore është përfshirë gjithë ajo që paraprakisht është thënë për huanë, gjegjësisht se huaja do të jetë me normë interesi prej 3,25 për qind, tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat të pagesës.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Lidhur me shpenzimet që vendi duhet t'i paguajë për provizion për shërbimet juridike, Mickoski tha se kjo është procedurë normale dhe se vlera është 10 herë më pak nga ajo që e kemi paguar deri tani për hua.

"Shpenzimet arrijnë 70 mijë euro, kjo është një procedurë normale dhe është 10 herë më pak nga ajo që e kemi paguar paraprakisht për hua. Nga këto gjysmë miliard që do të merren si hua, këto 70 mijë euro janë shpenzime dhe kjo është diçka më shumë se 0,1 për qind", tha Mickoski.

Në propozim-ligjin është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë provizion për shërbimet e kryera juridike firmës së pavarur të zgjedhur nga ana e Bankës hungareze për eksport-import dhe se provizioni duhet të paguhet para tërheqjes së transhës.

Propozim-ligji për huanë nga Hungaria më 3 shtator kaloi në seancë qeveritare.

Pasi ligji do të kalojë në Kuvend, ministrja e Financave Gordana Dimitrieva-Koçovska do të udhëtojë në Hungari, ku duhet ta nënshkruajë marrëveshje.

Huaja nga Hungaria ishte dakorduar gjatë vizitës së kryeministrit Mickoski në Uashington, ku u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR