• e diel, 24 nëntor 2024

Ligji për Arsimin Fillor do të ndryshohet në mënyrë që fëmijët e udhëzuar në SHEP të marrin arsim formal, e jo të bazuar në projekte, si deri tani

Ligji për Arsimin Fillor do të ndryshohet në mënyrë që fëmijët e udhëzuar në SHEP të marrin arsim formal, e jo të bazuar në projekte, si deri tani

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit i është qasur ndryshimit të Ligjit për Arsimin Fillor për të mundësuar një proces të vazhdueshëm arsimor për të miturit, të cilët vuajnë masën e udhëzimit në Shtëpi Edukuese Përmirësuese, por edhe pas përfundimit të tyre marrin diplomë të vlefshme, e cila do të ketë vlefshmërinë e një dokumenti publik, e jo si deri tani edukimi i tyre është reduktuar në projekte, që në fakt paraqesin arsim joformal.

Propozimi vjen pas një sërë storiesh të MIA-s, në të cilat shpalosëm se në Institucionet edukuese-përmirësuese në shtetin tonë për një vit të tërë nuk ka pasur proces edukativo-arsimor, edhe pse me ligj ai është i detyrueshëm, si dhe se çfarë u ofrohet fëmijëve me ndërprerje barazohej me arsim projektues, që rezultoi  me marrjen e vërtetimeve për nivel të m,baruar të caktuar të arsimit, që nuk kanë vlefshmërinë e dokumentit publik.

null

Më 10 shkurt, në Regjistrin e Unifikuar Elektronik Kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ENER) është publikuar njoftim për fillimin e procesit për përgatitjen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Arsim Fillor. Propozim - Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit ka për qëllim rregullimin e procesit edukativo-arsimor në institucionet edukuese-përmirësuese dhe ndëshkuese-përmirësuese, gjegjësisht sigurimin e një procesi të vazhdueshëm arsimor për të miturit në institucionet edukuese-përmirësuese dhe ndëshkuese-përmirësuese, arsimimi i të cilëve do të kompletohet me dokument për arsimin fillor të kryer formal - dëftesë.

Korniza kohore për përpilimin e propozim-ligjit është deri pasnesër, më 23 shkurt, ndërsa procesi përfshin kërkesa për mendime me shkrim, vërejtje dhe sugjerime nga palët e interesuara, pjesëmarrje në grupet e punës të formuara nga Ministria apo Qeveria dhe takime me palët e interesuara.

Banuesit e Shtëpisë Edukuese-Përmirësuese Tetovë sërish fituan arsim në dhjetor të vitit të kaluar pas një pauze gati dy mujore. Siç njoftoi më herët MPB-ja, ndërprerja ka ndodhur në mesin e muajit tetor, për shkak të mos ripërtëritjes së kontratave me arsimtarët nga shkolla fillore për të rritur “Anton Semjonovich-Makarenko”. Pas reagimit të Avokatit të Popullit drejtuar Ministrisë së Arsimit në fund të nëntorit të vitit të kaluar, më 13 dhjetor, ka vazhduar arsimi për 15 fëmijë që vuajnë masës “Udhëzim në institucion edukues-përmirësues”.

null

Ndërprerja e shkollimit për banuesit e SHEP-Tetovë, ku janë akomoduar fëmijët e gjinisë mashkullore që kanë rënë në konflikt me ligjin, nuk është risi. Në serinë e storieve, të cilat MIA dhe “Samo Prashaj” (Vetëm pyet) i publikuan për gjendjen në shtëpi, është konstatuar se banuesit në Vollkovi kishin ndërprerje në arsimimin e tyre nga shtatori i vitit 2021, kështu që procesi vazhdoi në qershor të vitit 2022 dhe u përball përsëri me ndërprerje të re. Bëhet fjalë për arsimin fillor të një grupi më të madh fëmijësh, të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të kryenin arsimin e detyrueshëm fillor para se të udhëzohen në shtëpinë. Në SHEP-Tetovë udhëzohen fëmijët që janë ndeshur me ligjin nga mosha 14 deri në 21 vjeç, për faktin se arsimimi i tyre duhet të përshtatet me moshën e tyre, si dhe me nivelin e përgatitjes së tyre.

Këshilltarja shtetërore në institucionin e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska, e cila kryesoi ekipin e institucionit, i cili vizitoi banuesit në Volkovi në tetor të vitit të kaluar, në intervistë për MIA-n dhe “Samo Prashaj” thekson se është mirë që po bëhen përpjekje për të rivendosur arsimin, por thekson se kjo nuk guxon të barazohet me projekte.

Arsimi fillor për banuesit në Volkovi për momentin zbatohet përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe UNDP-së, praktikë kjo që zbatohet në vitet e fundit. Zgjidhja është ad-hok, nga viti në vit procesi është i paqëndrueshëm, e pas përfundimit të vitit shkollor, ata fëmijë nuk marrin diploma klasike, por vërtetime të përfundimit të nivelit të caktuar arsimor, të cilat nuk kanë vlefshmëria e dokumentit publik. Për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi duheshin ndryshime ligjore.

Në storiet e MIA-s dhe “Samo Prashaj”, përveç problemit me arsimin e këtyre fëmijëve që kanë rënë në konflikt me ligjin, u konstatua edhe se vajzat që e vuajnë këtë masë, ndryshe nga djemtë, akomodohen në kushte të papërshtatshmenë një dhomë të adaptuar në korridor në kuadër të INP Idrizovë, në vend se të akomodohen në institucion të veçantë edukues-përmirësues.

На прашање што доколку колку има потреба од упатување други девојчиња во ВПД, Нанев рече дека сè уште нема институција исклучиво за девојчињата, бидејќи, според него, ВПД во Волковија е само

Pas storieve të vitit të kaluar, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka marrë vendim për inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare për shkak të dëshmive ekzistuese të diskriminimit në procesin arsimor, si dhe për trajtim të papërshtatshëm të vajzave që vuajnë masën “udhëzim në Institucion edukues-përmirësues”. Avokati i Popullit, po ashtu, pas informacioneve tona, ka inspektuar edhe shtëpinë edukuese-përmirësuese në INP Idrizovë, ku ka konstatuar të njëjtat konkluzione dhe ka apeluar për zgjidhje të menjëhershme të problemit të arsimit dhe kushteve në SHEP dhe e ka përfshirë rastin në raportin vjetor. Thirrje për zgjidhjen e situatës pas shkrimeve tona bënë edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj.

Rastet janë theksuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. KE theksoi se nevojiten ndryshime ligjore për të gjetur zgjidhje afatgjate për akomodimin dhe risocializimin e të miturve që kanë rënë në konflikt me ligjin dhe të cilëve u është shqiptuar masa "udhëzim në shtëpi ndëshkuese-përmirësuese", duke marrë parasysh faktin se për momentin vajzat, të cilat duhet ta vuajnë këtë masë, akomodohen në kushte burgu në repartin e grave të burgut të Idrizovës, ku nuk kanë përkujdesje, edukim dhe risocializim përkatës. Komisioni nënvizoi përmirësim të kushteve për akomodimin e të miturve në objektin e Shtëpisë Edukuese-Përmirësuese në Volkovi. Megjithatë, ka vërejtur se në periudhën midis shtatorit të vitit 2021 dhe qershorit të vitit 2022, ata nuk kanë pasur qasje në arsim.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR