• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ligji për amnisti nuk mori mbështetje nga Kuvendi, ministri Lloga paralajmëroi se do ta parashtrojë sërish me procedurë të rregullt

Ligji për amnisti nuk mori mbështetje nga Kuvendi, ministri Lloga paralajmëroi se do ta parashtrojë sërish me procedurë të rregullt

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Propozimi i Qeverisë për miratimin e ligjit për amnisti me procedurë të shkurtuar nuk ka marrë mbështetje nga Kuvendi, ndërsa ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar se do ta dorëzojë sërish ligjin për amnisti, këtë herë me procedurë të rregullt.

Kuvendi, gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 129-të, me 66 vota “kundër”, 17 “pro” dhe tre “abstenime” nuk e votoi propozimin për miratimin e Ligjit për amnisti me procedurë të shkurtuar. Më herët VMRO-DPMNE-ja opozitare kishte paralajmëruar se do ta bllokojë miratimin e ligjit duke dorëzuar një numër të madh të amendamenteve, ndërsa LSDM-ja paralajmëroi amendamente për të liruar nga amnistia të dënuarit në rastin “Monstra”.

Lloga, në një konferencë për shtyp dje në Kuvend, tha se propozimi do t'u kthehet së shpejti deputetëve, sepse ligji është hartuar dhe nuk ka asnjë vërejtje të vetme lidhur me ligjin.

Изјава на министерот за правда Кренар Лога. 

"Sot Maqedonia është shtet më jo i drejtë se dje, për fat të keq këtë mospërkrahje për propozim Ligjin për amnisti e shoh si hakmarrje për ndryshimet e Kodit penal ndaj meje dhe partisë sime politike", deklaroi Lloga dhe shfaqi shpresë se deputetët ishin "kundër" për shkak të procedurës së shlurtuar.

Sipas Llogës nuk ekziaton kurfarë krize. "Atë që e thashë edhe në fillim, e ajo është se vazhdojmë më tutje. Do të thotë, sot nuk u pranua propizimi që të jetë në procedurë të shkurtuar. Kështu që, unë sërish do ta prësëris procedurën, me procedurë të rregullt. Nëse dëshirojnë de zhavu, sërish do ta kenë atë mundësi që edhe njëherë të votojnë për këtë punë. Nëse brenda natës miratohen ligje për peshq të mëdhenj, atëherë unë kam thënë nga dita e parë se jam në anën e qytetarëve. Dhe kështu do të veproj deri në ditën e fundit kur në këtë pozitë", tha ai.

Votimi i ligjit për amnisti nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet në koalicion me Aleancën për Shqiptarët konsideron kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pasi sot në Kuvend nuk e mori mbështetjen e deputetëve të miratohet  me procedure të shkurtuar.

Изјава на премиерот Димитар Ковачевски по увидот во работите на делницата Крупиште – Кочани од новиот експресен пат Штип – Кочани.

 

Qeveria mori një vendim dhe iu dha mundësia që ministrit të Drejtësisë ta elaborojë ligjin për amnisti para deputetëve, që u bë gjatë ditës së sotme. Por, deputetët në Kuvend kanë të drejtë sovrane të votojnë në emër të tyre dhe në emër të qytetarëve  lidhur me zgjidhjet ligjore që ofrohen. Konsideroj se është ruajtur e gjithë procedura dhe gjithçka që u tha dhe konsideroj se kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet në koalicion, duke pasur parasysh atë se secili mund ta shfrytëzojë të drejtën e vet demokratike  t'i  shprehë argumentet e tij, ndërsa ata që e kanë të drejtën e votës ta shfrytëzojnë për votim në seancën parlamentare", tha Kovaçevski.

Ai shpjegoi se edhe kur është propozuar ligji për amnisti kanë ekzistuar qëndrime të ndryshme lidhur me efektet  nga i. Qëllimi i ligjit, theksoi, ka qenë që të lehtësohen burgjet duke pasur parasysh mbipopullimin e tyre dhe qëndrimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, ishte që kjo të bëhej me ligj për amnisti. I njëjti ligj për amnisti tashmë është votuar në Kuvend.

"Nga ana tjetër, kanë ekzistuar argumente që thoshin të kundërtën, ndërsa kjo është se ligji i mëparshëm nuk i ka dhënë efektet e dëshiruara duke pasur parasysh atë se  numri më i madh i atyre që janë amnistuar menjëherë më pas ishin kryerës të të njëjtave veprave penale  dhe janë kthyer në burgje. Dhe së dyti që për vuajtjen e dënimit presin mbi 2.000 të dënuar të rinj, që nuk do të çojë në lehtësimin e burgjeve dhe përveç kësaj u theksuan  si opsione  lirimi me kusht, probacioni dhe masa të tjera që mund të përdoren me qëllim të lehtësimit të burgjeve nga një numër i madh i të burgosurve", theksoi Kovaçevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar mosvotimin për nevojën e miratimit të këtij ligji në Kuvend, tha se qëndrimi i partisë së tij për ligjin për amnisti është i qartë, dhe pyetja është se a ka ndonjë keqkuptim mes deputetët e LSDM-së dhe kryesia e partisë.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

"Pasi ky ligj kaloi në procedurë qeveritare, ishte në seancën e qeverisë. Kjo do të thotë se Spasovski, Kovaçevski, Mariçiq, Petrovska, Gërkovska dhe pjesa tjetër e LSDM-së e kanë votuar në seancën e qeverisë, ndërsa deputetët tani thonë se nuk do ta votojnë. Ndoshta tani duhet të jetë çështja që të mos ketë keqkuptime mes deputetëve dhe kryesisë së LSDM-së, tha Mickoski.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga para fillimit të mbledhjes së sotme të 129-të në të cilën duhet të shqyrtohet propozim Ligji për amnisti deputetëve u dorëzoi album me fotografi nga burgu i Idrizovës. 

"Keni 2100 të dënuar në burg të cilët kanë vuajtur më shumë se dy të tretat nëse në këtë pjesë amnistohen kanë 2800 gjithashtu të dënuar të cilët janë në rrugë. Dhe tani retorika se kriminelë do të dalin në rrugë nuk është në rregull. Gjithsej 2 800 janë në rrugë që tashmë i kemi mes nesh. Për këtë a kanë përjgigje. Unë desha përgjegjësinë si ministër ta hedhë atje ku duhet të marrin përgjegjësi. Përgjegjësia për hapat e këtillë i takon sot Kuvendit. Dhe për fat të keq mora qëndrim të tillë. Do të kërkoj edhe njëherë", theksoi ministri.

Me të pritet të lirohen plotësisht nga dënimi me burg 286 të dënuar, ndërsa pjesërisht të amnistohen 996. Për momentin, 2114 të dënuar e vuajnë dënimin me burg, ndërsa 2813 duhet të hyjnë në burg. Për ata që presin radhë për vuajtje të dënimit me burg, nga Ministria theksojnë se plotësisht do të caktohet sa prej tyre do të përfshihen me amnistinë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR