• e premte, 27 dhjetor 2024

Lidia Popandonova është zgjedhur kryesuese me Komisionin evropian për bujqësi në FAO

Lidia Popandonova është zgjedhur kryesuese me Komisionin evropian për bujqësi në FAO

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësuesja e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në FAO, Lidia Popandonova, në sesionin e djeshëm të 43-të të Komisionit evropian për bujqësi të FAO-s, me konsensus të vendeve anëtare nga Evropa dhe Azia Qendrore, u zgjidh kryesuese e këtij trupi statutar të FAO-s.

"Kjo është mirënjohje dhe nder i madh jo vetëm për mua, por edhe për vendin tonë, i cili në dy vitet e fundit u pozicionua në struktura të larta dhe komisione teknike të FAO-s. Komisioni evropian për bujqësi ka rol të rëndësishëm në udhëzimin e drejtë të mbështetjes nga FAO për sferat prioritare dhe çështjet aktuale në sektorin bujqësor-ushqimor në vendet anëtare dhe jep rekomandime për të gjitha çështjet nga kompenetncat e saja teknike dhe eksperte për çështje lidhur me tregtinë, hulumtimin, edukimin, ushqimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjendjet aktuale të cilat e prekin  rajonin. Njëkohësisht, e lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare, shoqatat dhe organizatat ndërkombëtare. Në dy vitet e fundit, rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore përjetuan goditje të shumëfishta, përfshirë pandeminë me Kovid-19, fatkeqësitë dhe katastrofat e motit, luftën në Ukrainë, tërmetet shkatërruse në Turqi, të cilët shkaktuan dëme serioze dhe pasoja negative në rajon", tha Popandonova për MIA-n.

Sipas saj, krizat e shumëfishta shkaktuan destabilitet në prodhimtarinë bujqësore dhe i rritën çmimet e inputeve, lëndëve të para, energjisë dhe çmimet e ushqimit, që rezultoi me rritje të shpenzimeve për jetë.

"Bashkëpunimi me Organizatën për ushqim dhe bujqësi të KB-së, FAO është shumëvjeçare dhe e suksesshme, bazohet në projekte të shumta për menaxhim të qëndrueshëm dhe konsolidim të tokës bujqësore, adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, sigurisë së ushqimit, zhvillimit rual dhe mbështetje teknike të Minsitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në adaptimin drejt standardeve dhe legjislatirës së BE-së", shtoi Popandonova në bisedën e shkurtë për MIA-n. ab/

foto: FB e Lidia Popandonova

QËNDRONI TË LIDHUR