• e premte, 08 nëntor 2024

Lidhje e shkurtë e instalimit elektrik, shkak për zjarrin e vitit të kaluar në Gjykatën e Kumanovës

Lidhje e shkurtë e instalimit elektrik, shkak për zjarrin e vitit të kaluar në Gjykatën e Kumanovës

Kumanovë, 24 korrik 2024 (MIA) - Lidhja e shkurtë e instalimit elektrik është shkaku për zjarrin e vitit të kaluar në Gjykatën e Kumanovës, njoftuan sot për MIA-n  nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. PPRMV nuk ka bazë për veprim, pasi u konfirmua se zjarri nuk është rezultat i faktorit njeri dhe nuk është shkaktuar me qëllim.

"Në bazë të tërë materialit të mbledhur dëshmues, videoxhirimeve dhe ekspertizave të krera, të cilat tregojnë se shkaku për zjarrin në Gjykatën themelore në Kumanovë është lidhja e shkurtë e instalimit elektrik, prokurori publik mori vendim se nuk ka bazë për veprim të prokurorit publik, pasi u konfirmua se zjarri nuk është rezultat i faktorit njeri dhe nuk është shkaktuar me qëllim", informuan nga PPRMV-së.

Zjarri në Gjykatën e Kumanovës shpërtheu më 11 korrik të vitit të kaluar në ora 01:35, ndërsa ka kapluar një hapësirë me arkiv. Zjarrfikësit e shuanin tymin tre ditë. Në hapësirën, e cila është përfshirë nga zjarri, ka pasur një arkiv dhe dokumente, sende nga viti 1952, nga vitet e 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar. Inspektimin e ka kryer Prokuroria e Lartë nga Shkupi, me qëllim të evitimit të konfliktit të interesave për shkak se Prokuroria e Kumanovës është e vendosur në të njëjtin objekt, në objektin e njëjtë me Gjykatën Themelore. Në inspektim kanë marrë pjesë edhe ekipe nga SPB Kumanovë, forenzika, inspektor zjarrfikës dhe një ekspert elektroteknik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR