• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Lidhja evropiane për ndryshime" është emri i koalicionit të frontit opozitar shqiptar

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - "Lidhja evropiane për ndryshime" është emri i koalicionit të frontit opozitar shqiptar - Lëvizjes demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Koalicioni i bashkuar shqiptar, siç theksuan, mbetet fuqishëm në angazhimet e veta për integrim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti, përkatësisht kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

"Ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet fuqishëm në angazhimet e veta për integrim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me këtë nuk kemi për qëllim të bëjmë kompromise, siç kemi thënë disa herë, vetëm eurointegrimi nuk ka alternativa", deklaroi lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Gashi informoi se prioritet kryesor i koalicionit të tyre mbetet lufta kundër korrupsionit. Theksoi se e mbështesin edhe rrugën e vendit tonë drejt eurointegrimeve.

Siç tha ai, është koha e fundit të hiqet formulimi ofendues "gjuha të cilën e flasin 20 për qind të qytetarëve" me gjuhën shqipe.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, theksoi se dëshira e shqiptarëve për ndryshim është aq e madhe sa që i shtyu t'i harrojnë problemet nga e kaluara.

Lideri i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti, theksoi se tani ata janë bashkuar me qëllim që t'i vihet fundi vetëqeverisjes së keqe, e cila, siç tha, shqiptarët në vend i mbështeti për muri duke krijuar mozaik të dhimbjes së madhe dhe zbehjes maksimale të shpresave dhe perspektivave.

"Ky koalicion nuk pretendon të ketë monopolin e dëshirës për ndryshim. Ne kemi nevojë për çdo person. Sot jemi tre parti, presim që “Lidhja Europiane për Ndryshim” të konsolidohet edhe më tej. Dera është e hapur për të gjithë individët mendjehapur, njerëz me integritet, organizata joqeveritare, por edhe politikanë e parti që janë të gatshëm të ndajnë me ne vlerat ideologjike dhe prioritetet programore mbi të cilat mbështetet ky koalicion", tha Mexhiti.

Në pyetjen e gazetarëve cili pritet të jetë prijësi i këtij koalicioni, mexhiti u përgjigj se nuk do të ketë lider, por ata bashkarisht do ta udhëheqin opozitën shqiptare.

"Secili është lider në partinë e vet politike, ndërsa lidhjen e udhëheqim bashkë, ndërkaq pati edhe thirrje se dera është e hapur edhe për liderë të tjerë, për organizata të tjera dhe për secilin intelektuar i cili dëshiron të kontribuojë për ndryshime tek kampi shqiptar", u përjgigj Mexhiti.

Përderisa në pyetjen se si do të dalin në zgjehdjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe nëse do të shkojnë me kandidat të tyrin apo do të dalin me ndonjë parti maqedonase, Mexhiti tha se do të kenë lista të përbashkëta, por do të kenë kandidta të vet të përbashkët shqiptar.

Lidhur me çështjen rreth pohimeve të djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mixkoski, se po zhvillohen bisedime në Kuvend rreth ndryshimeve të mundshme të cialt duhet të bëhen në Kodin zgjedhor dhe nëse aedhe ata janë të përfshirë në bisedimet në Kuvend dhe cili është qëndrimi i tyre për paraqitje të përbashkët në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare që paraprijnë, Gashi tha se ende nuk ka kurfarë grupi formal lidhur me atë, nëse thirren do të marrin pjesë, por nuk janë thirrur.

"Gjithsesi qëndrimi ynë për zgjedhjet është se mund të ndodhin sa më parë të jetë e mundur, ndërkaq më mirë do të ishte të jenë të bashkuara me presidencialet meqenëse tashmë nuk arritëm të veprojmë më herët", deklaroi Gashi. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR