• e premte, 27 dhjetor 2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Për 4 vite qeverisje Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Për 4 vite qeverisje Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Shkup, 16 janar 2024

Varfëria po rritet çdo ditë, krimi e korrupsioni lulëzojnë, arsimi po rrënohet, por kazinotë po shtohen. Kjo është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmetit.

Veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyftyrëshe e BDI-së. Me presion të opozitës dhe lëvizjes Anti-Bixhoz, u soll një ligj i cili do të obligojë kazinotë të jenë në një distancë prej shkollave. BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino

BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefoni e çdo qytetari.

Nga ana tjetër, derisa fëmijët në shkolla, me vite të tëra nuk kanë libra, Qeveria e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, tani me nënshkrimin edhe të Përparim Bajramit për në janar të vitit 2024 në plan të parë kanë vendosur furnizimin edhe të 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe reklama për kazinotë.

Funksionerët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga BEOGRADI.

Tani, BDI nuk vepron vetëm nga një institucion siç është LLOTARIA SHTETËRORE, por me dy institucione, siç është edhe NOVO VLT (Nova Drzavna Lotarija ) ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit.

Nga keto 2 institucione ata po bejnë kërdinë me korupsione, skandale dhe shkatërrimin e shqiptarëve.

Paramendoni, në 4 vite qeverisje, Artan Grubi ka harxhuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërsa në vendbanimet shqiptare, nuk po hapen çerdhe e shkolla, nuk po promovohen libra, nuk flitet për teatër dhe kulturë, por po shtohen lotot, kazinotë dhe kumari.

Kjo është BDI e Ali Ahmetit, i cili derisa flet për vepra kombëtare, bashkë me Artanin por shkatërrojnë shoqërinë shqiptare!

Lidhja Evropiane për Ndryshim

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR