• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Në ditën e arsimit, LSDM dhe BDI vazhdojnë me politika anti-evropiane

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Në ditën e arsimit, LSDM dhe BDI vazhdojnë me politika anti-evropiane

Shkup, 24 janar 2024

Sot kur është dita ndërkombëtare e Arsimit, arsimi në vend ndodhet në një kolaps të vërtetë. Para shkollave ka protesta shoviniste me qëllim pengimin e të drejtës për tu arsimuar, nxënësit nuk kanë libra, numër i madh i shkollave shqipe nuk kanë kushte elementare për zhvillim të mësimit.

E që vendi i udhëhequr nga LSDM-BDI del më shoviniste se Rusia, këtë e dëshmon fakti që pikërisht para shkollave sulmohen gazetarët dhe tentohet edhe të ndalohet dhe fjala e lirë.

Lidhja Europiane për Ndryshim dënon ashpër edhe protestat që kanë për qëllim ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe, por edhe sulmin ndaj gazetarëve.

Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mos flejë, por menjëherë të veprojë si për dhunuesit ndaj gazetarëve ashtu edhe ndaj atyre që dëshirojnë të ndalojnë zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Mos harrojmë, se pushteti dëshiron të na shesë pallavra se  jetojmë në një shtet me vlera multietnike dhe tolerancë ndëretnike. A nga ana tjetër, kur janë në shprehje shqiptarët, po ky pushtet nxit tensione.

Lidhja Evropiane për Ndryshim

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR