• e premte, 27 dhjetor 2024

Lidhja evropiane për ndryshim do të bojkotojë punën e Kuvendit derisa në rend dite nuk vendoset anëtari i tyre për KSHZ

Lidhja evropiane për ndryshim do të bojkotojë punën e Kuvendit derisa në rend dite nuk vendoset anëtari i tyre për KSHZ

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i Lidhjes evropiane për ndryshim, nga sot do të bojkotojë punën e Kuvendit, derisa në rend dite të Parlamentit nuk vendoset anëtyri i tyre për kandidat në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Abdush Demiri.

Deputetja Safije Sadiki Shaini, në konferencë për shtyp të këtij grupi parlamentar para Kuvendit, tha se ky është vetëm hapi i parë dhe se pret që "opozita maqedonase t'i qëndrojë besnike deklaratës se do të largohen nga KSHZ-ja nëse opozita shqiptare nuk e emëron anëtarin e saj në KSHZ”.

"Durimi po na mbaron. I kemi bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mos uzurpojë të drejtën e opozitës për t'u përfaqësuar në KSHZ, por përkundër përpjekjeve tona për respektimin e Kodit Zgjedhor, BDI me çdo kusht shpik pengesa për të krijuar parakushte për manipulimin e procesi zgjedhor, me qëllim për të zbutur disfatën që do t'i ndodhë më 8 maj. Dhe përsëri mjeti me të cilin e kryen këtë detyrë është pikërisht Xhaferi", tha Sadiki Shaini.

Sipas saj, qeveria teknike do të jetë e padobishme nëse KSHZ-ja mbetet e paplotë ose raporti i anëtarëve të saj mbetet 5:2 në favor të qeverisë, duke shtuar se nëse edhe pas bllokadës së Kuvendit, nuk përmbushet e drejta e tyre për anëtar në KSHZ, do të intensifikojnë masat e opozitës.

"A do t'i bllokojmë vendvotimet në Çair dhe Tetovë apo do të ketë ndonjë masë më radikale, këtë do ta shqyrtojmë si koalicion, por përderisa kjo shumicë sillet me arrogancë ndaj një të drejte ligjore, ndërsa institucionet e drejtësisë shurdhojnë, ne më nuk ndjejmë detyrim ndaj askujt", tha ajo. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR