• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lidhja Europiane për Ndryshim: Fronti pro-rus me veprime antinjerëzore tenton të mbaj pushtetin

Lidhja Europiane për Ndryshim: Fronti pro-rus me veprime antinjerëzore tenton të mbaj pushtetin

20 dhjetor 2023 

Pushtetarët për çdo ditë po tërbohen. Ndjenja e humbjes së pushtetit ua ka fshirë të gjithë ndjenjën njerëzore. Aq shumë kanë dalë nga kontrolli saqë janë të gatshëm të luajnë edhe me ndjenjat e qytetatëve më të shtypur për tre dekada.

Me paturpësinë më të madhe Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ministri i  Drejtësisë, Krenar Lloga e disa deputetë e drejtorë,dje u shfaqën para qytetarëve të paevidentuar për tu dhënë çertifikata.

I gjithë ky manipulim, vetëm për të fituar LSDM disa vota. Dhe jo vetëm LSDM por edhe ASH dhe BDI. Veprim më të madh anti njerëzor deri më sot nuk mbahet mend.

E derisa manipulojnë me këto qytetarë që për tre dekada i kanë shtypur, BDI dhe ASH i kanë harruar të gjithë ata qytetarë që ende nuk mund të marrin nënshtetësi, vetëm se janë shqiptarë dhe qeveria i konsideron si të "rrezikshëm".

Përveç këtyre, ky pushtet tashmë i diagnostifikuar me epideminë e korrupsionit, përpiqet të manipulojë mijëra qytetarë duke hapur në prag të zgjedhjeve konkurse për punë ose vendime pune.

Ky është "Fronti Evropian" i Kovaçevskit, Ahmetit e Taravarit, të cilat vetëm veprimet nuk i kanë europiane, por janë skajshmërisht të ngjashme me politikat ruse si dhe serbe.

Ju mund të vazhdoni të manipuloni, por ditët e keni të numëruara dhe po këto qytetarë do tu ndëshkojnë dhe do t'u dërgojnë aty ku e meritoni.

Lidhja Europiane për Ndryshim

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR