• e enjte, 18 korrik 2024

Lideri i ri i Britanisë së Madhe do të përballet me borxhin më të madh shtetëror

Lideri i ri i Britanisë së Madhe do të përballet me borxhin më të madh shtetëror
Londër, 21 tetor 2022 (MIA) – Borxhi shtetëror britanik muajin e kaluar e arriti nivelin më të lartë në 60 vitet e fundit, ndërsa shitja me pakicë ka pësuar rënie, duke e potencuar vëllimin e sfidave ekonomike me të cilat përballet trashëgimtari i kryeministres në largim, Liz Tras pas mossuksesit të planit të saj financiar. Borxhi publik i Britanisë së Madhe u rrit në 98 për qind të BPV-së në shtator, pasi inflacioni i rriti pagesat e interesit, kumtoi sot Zyra për statistikë nacionale. Niveli i borxhit është më i lartë se që ishte nga viti 1963, kur Britania e Madhe akoma nuk i kishte shlyer borxhet nga Lufta e Dytë Botërore. Shitja me pakicë ka rënë për dy muaj me radhë dhe tani është 3 për qind nën nivelin para pandemisë. Procesi për të zgjedhur një kryeministër të tretë në më pak se katër muaj filloi pasi Tras u detyrua të jepte dorëheqjen pas disa javësh turbullirash mbi planet e saj ekonomike. Detyra e parë e kryeministrit të ri do të jetë rikthimi i besueshmërisë në Qeverinë pasi vendimi i ish-kryeministres për të ulur taksat me 45 miliardë paund (50 miliardë euro) pa specifikuar se si do t'i kompensonte ato, nxiti shqetësimet për rritjen e borxhit kombëtar. Ministri i Financave, Xheremi Hant, i cili e ndërmori funksionin javën e kaluar, ndryshoi një pjesë të madhe të programit ekonomik të ish-kryeministres dhe premtoi se borxhi do të fillojë të ulet gjatë viteve të ardhshme. shk/

QËNDRONI TË LIDHUR