• e premte, 27 dhjetor 2024

Liderët nga Ballkani Perëndimor dhe BE e përforcojnë partneritetin për stabilitet

Liderët nga Ballkani Perëndimor dhe BE e përforcojnë partneritetin për stabilitet

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dyditore në Athinë, mbrëmë mori pjesë në darkën jozyrtare të organizuar nga kryeministri grek Kirjakos Micotakis, me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE - Ballkani Perëndimor në Selanik dhe “Deklarata e Selanikut”, në të cilën u harmonizuar një deklaratë e përbashkët, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Përveç kryeministrit Kovacevski, në darkën jozyrtare morën pjesë edhe kryetarët e Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe i Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor - presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti malazez Jakov Milatoviq, kryeministrja e Bosnjë e Hercegovinës Borjana Kristo dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni dhe miqtë e zgjerimit - Andrej Plenkoviq i Kroacisë, Jon-Marsel Çolaku i Rumanisë dhe Nikolaj Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentja e Moldavisë, Maja Sandu.

Siç theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë, liderët shprehën mbështetje dhe solidaritet të fortë me popullin ukrainas në luftën e tij për kthimin e lirisë dhe theksuan se uniteti rreth kthimit të paqes është i paqartë.

Në diskutimin në darkën jozyrtare, liderët nga rajoni shkëmbyen mendime për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u theksua se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian, i cili do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës në tërësi.

"Liderët nga rajoni dërguan mesazhin se si kurrë më parë nevojitet mbështetje e fortë politike për një integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, theksohet në kumtesën.

Duke vlerësuar vlerat e Bashkimit Evropian të bazuara në demokracinë, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vendet e Ballkanit Perëndimor janë fokusuar në të ardhmen evropiane. Siç thuhet në Deklaratën e Selanikut të dy dekadave më parë: "Evropa do të bashkohet vërtet vetëm pasi të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë përbërëse e saj". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR