• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Liderët e opozitës shqiptare dhe Taravari biseduan për zgjedhjet presidenciale, gjatë ditëve të ardhshme vendim për kandidatin presidencial

Liderët e opozitës shqiptare dhe Taravari biseduan për zgjedhjet presidenciale, gjatë ditëve të ardhshme vendim për kandidatin presidencial

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Do të formohen grupe punuese, të cilat do të kenë detyrë ta bashkojnë Aleancën për Shqiptarët në bllokun opozitar shqiptar, respektivisht në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, informuan sot nga koalicioni, pasi dje liderët e tre partive opozitare shqiptare Bilal Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti u takuan me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Temë kyçe në takimin e djeshëm kanë qenë zgjedhjet presidenciale, thonë  nga LEN dhe gjatë ditëve të ardhshme, do të merret vendim rreth zgjedhjes së kandidatit presidencial, si dhe listat për deputetë, por siç u theksua, vendimi dpo të merret pasi ta finalizojnë programin parazgjedhor.

"Tema për zgjedhjet presiedenciale ishte një nga temat kyçe, për të cilat biseduam dje, për këtë shkak duhet gjatë ditëve të ardhshme, duke marrë parasywsh se afatet ligjore do të fillojnë të kalojnë, shumë shpejtë të merret vendim për atë temë", tha Orhan Murtezani në konferencën e sotme për shtyp. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR