• e premte, 27 dhjetor 2024

Liderët e BE-së i miratuan sanksionet kundër Rusisë, nesër samit special për krizën në Ukrainë

Liderët e BE-së i miratuan sanksionet kundër Rusisë, nesër samit special për krizën në Ukrainë
Bruksel, 23 shkurt 2022 (MIA) - Këshilli i BE-së mbrëmë e miratoi pakon e propozuar të masave, si përgjigje e vendimit të Rusisë t'i njohë rajonet e Donjeckut dhe Luganskut në Ukrainë si subjekte të pavarura dhe vendimi pasues për të dërguar trupa  rusë atje, citohet në kumtesën e Këshillit të BE-së. "Vendbanimet e tilla janë të papranueshme dhe joligjore, Ato e shkelin të drejtën ndërkombëtare, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, obligimet personale të Rusisë plotësisht e përshkallëzojnë krizën", tha Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së. Liderët e BE-së nesër duhet të takohen në Bruksel në samit special për krizën e Rusisë me Ukrainën, kumtoi pasdite kryetari i Këshillit Evropian", Sharl Mishell, lajmëroi DPA. Në letrën - ftesë Mishell sot i falënderoi  liderët e BE-së për unitetin e tyre të mëparshëm të treguar "veçanërisht përmes  miratimit të shpejtë të pakos së sanksioneve kundër Moskës". Pakoja e sanksioneve dje u miratua unanimisht në mbledhjen speciale të ministrave për punë të jashtme në Paris dhe zyrtarisht u miratua sot përmes deklaratave të shkruara të të gjitha vendeve anëtare. Bashkimi Evropian sanksionoi gjithsej 555 individë dhe 52 subjekte për shkeljen e pavarësisë së Ukrainës,  por në kumtesën e publikuar në emër të vendeve anëtare theksohet se blloku për rezerva mban masa plotësuese "në rast nevoje". Në veçanti, sanksionet e BE-së do të vendosen ndaj ministrave të qeverisë, oficerëve të lartë ushtarakë dhe biznesmenëve të profilit të lartë për rolin e tyre në "rrezikimin e integritetit territorial të Ukrainës", citohet në kumtesën speciale të BE-së.  Mes të sanksionuarve është edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu, konfirmuan burime diplomatike për DPA. Ndër objektivat e përfshirë janë 351 anëtarë të parlamentit rus, të cilët kanë mbështetur vendimin e Moskës për të njohur pavarësinë e dy rajoneve Donjeck dhe Lugansk në Ukrainën lindore, ku trupat e qeverisë ukrainase kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vjet. Sanksionet do të hyjnë në fuqi pasi ato të publikohen në Gazetën Zyrtare të Unionit në orët e ardhshme, shtohet në kumtesën e  BE-së. Masat kufizuese përfshijnë ngrirjen e pronave dhe ndalimin për sigurim të mjeteve të personave dhe institucioneve të përmendura.  Përveç kësaj, ndalimi i udhëtimit i zbatueshëm për këta persona nuk i lejon ata të hyjnë apo të kalojnë tranzit nëpër BE. Kufizimet në marrëdhëniet ekonomike me zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet Donjeck dhe Lugansk  gjithashtu hyjnë në fuqi. Masat e reja do të kahëzohen ndaj tregtisë në të dy rajonet drejt dhe nga BE-ja që të sigurohet se përgjegjësit qartë i ndjejnë pasojat ekonomike nga veprimet e tyre agresive dhe joligjore. Me vendimin e sotëm veçanërisht, do të vendoset  ndalesë për import të mallrave  nga rajonet Donjeck dhe Lugansk, kufizimet e tregtisë dhe investimet lidhur me disa sektorë ekonomik, ndalesë për dhënie të shërbimeve  turistike dhe ndalesë për eksport të disa mallrave dhe teknologjive. Këshilli i BE-së ndaloi edhe financimin e disa sektoreve të Rusisë, qeverinë e saj dhe Bankën qendrore. Me kufizimin e aftësisë së shtetit rus dhe qeverisë  të kenë qasje në tregun e kapitalit dhe shërbimeve financiare të BE-së, Brukseli ka për qëllim ta kufizojë financimin për përshkallëzim të tensioneve dhe politikave agresive. BE-ja i bën thirrje Rusisë ta tërheqë njohjen e rajoneve  nën kontroll të separatistëve në Ukrainën lindore dhe t'i respektojë obligimet e tij. Presidenti rus Vlladimir Putin të hënën në mënyrë dramatike e përshkallëzoi situatën dhe i rriti tensionet me Perëndimin, duke e pranuar "njohjen" e  Republikave popullore të Donjeckut dhe Luganskut", ndërsa disa orë më vonë  i urdhëroi ushtarët rus të hyjnë në territorin e tyre, duke pohuar se kryejnë detyra paqësore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR