• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Letonia dërgon raketa "Stinger" në Ukrainë, ndërsa Spanja tanke "Leopard"

Letonia dërgon raketa

Riga, 22 prill 2023 (MIA) - Letonia do të dërgojë raketa "Stinger" në Ukrainë, ndërsa Spanja tanke luftarake "Leopard 2" si ndihmë e re ushtarake perëndimore për atë vend në mbrojtje kundër Rusisë.

Të gjitha raketat kundërajrore "Stinger" që janë ende në forcat e armatosura të Letonisë duhet të dorëzohen në Kiev, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi baltik në BE dhe NATO. Përveç kësaj, do të ketë trajnime më intensive të ushtarëve ukrainas në Letoni.

"Letonia iu përgjigj kërkesës së Ukrainës për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe vendosi t'i japë Ukrainës të gjitha sistemet e mbetura "Stinger". Do të bëjmë gjithçka për t'i dorëzuar sa më shpejt", tha ministrja e Mbrojtjes Inara Murniece. Ajo nuk bëri të ditur se sa dhe kur do të dorëzoheshin.

Ndihmë paralajmëroi edhe Spanja, e cila së shpejti do t'i dorëzojë Ukrainës gjashtë tanke "Leopard 2".

"Kjo do të pasohet nga një paketë e dytë me katër tanke të tjera" tha ministri i Jashtëm Hoze Manuel Albarez për  "Funke"-n gjermane në një intervistë të publikuar sot.

"Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa ajo ka nevojë për të". Kjo përfshin ndihmën humanitare, pritjen e refugjatëve dhe furnizimin me armë mbrojtëse", shtoi ai. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR