• e enjte, 26 dhjetor 2024

Letërnjoftimet, afati i të cilave nuk ka skaduar, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit të vitit 2024

Letërnjoftimet, afati i të cilave nuk ka skaduar, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit të vitit 2024

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Letërnjoftimet, afati i të cilave nuk ka skaduar, do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12.02.2024, kumtuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja si ministri resore, kompetente për nxjerrjen e dokumenteve personale, njofton se Ligji për letërnjoftim nuk ka ndryshuar.

"Për këtë qëllim, i informojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se letërnjoftimet me emrin e shtetit 'REPUBLIKA E MAQEDONISË', të cilat ende vlejnë, respektivisht afati i të cilave nuk ka skaduar, vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12 shkurtit 2024", kumtuan nga MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR