• e enjte, 26 dhjetor 2024

LEN: Deri më tani nuk ka marrëveshje për koalicion me Aleancën e Shqiptarëve

LEN: Deri më tani nuk ka marrëveshje për koalicion me Aleancën e Shqiptarëve

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Lidhjes evropiane për ndryshim, Astrit Iseni sot në konferencë për shtyp deklaroi se ka një lloj dakordimi, por se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët për të qenë pjesë e bllokut opozitar. Paralajmëroi se për këtë, Lidhja evropiane për ndryshim do të informojë në ditët në vijim.

"Në takimin e ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka një lloj dakordimi që ai të jetë pjesë e opozitës, por nuk ka marrëveshje. Për këtë do të njoftoheni në ditët në vijim në konferencën e sotme për shtyp në qendrën për media të LEN-it, tha zëdhënësi Iseni.

Do të informojnë shtesë, siç tha, se kush do të jetë kandidati i tyre për president pasi të diskutojnë në koalicion.

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sot konfirmoi se ka pasur diskutime që ai të jetë kandidat i opozitës për president, por ai tha për MIA-n se nuk është i interesuar për këtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR