• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Le Rigoler: Vendimi për votimin e Maqedonisë së Veriut për rezolutat ishte i papritur

Le Rigoler: Vendimi për votimin e Maqedonisë së Veriut për rezolutat ishte i papritur

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ekziston me të vërtet një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ndërsa ajo është vlera të cilës i japim sot në Evropë integritetit territorial, respektimi i sovranitetit që kërkon një përgjigje të vetme evropiane, deklaroi ambasadori i Francës Kristofor Le Rigoler.

Ai në një deklaratë në pyetjen e gazetarëve për atë nëse pozicionimi i vendit për rezolutat e KB-së mund të reflektohet në rrugën tonë eurointegruese, tha se vendimi i vendit në lidhje me votimin e rezolutës për Ukrainën në Kombet e Bashkuara ishte i papritur.

"Me të vërtet ju potenconi një temë të rëndësishme, për vendimin për të votuar Maqedoninë e Veriut në Nju Jork e cila ishte e papritur për ne. Mendoj se duhet të përqendrohemi në temën që është e rëndësishme sepse votat u bënë në Nju Jork, për projekt rezolutën. Ekziston me të vërtetë një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ajo është vlera që ne sot në Evropë i japim integritetit territorial, respektin e sovranitetit, imperializmit të një fqinji në lidhje me një fqinj tjetër, aq sa i mohohet ekzistenca, identiteti dhe gjuha. Është një temë e cila kërkon një përgjigje unike evropiane. Synimi i diplomacisë evropiane sot, synimi i secilit prej nesh, është pikërisht ruajtja e atij uniteti dhe përqasja e njëjtë e përbashkët që do të sigurojë sigurinë e kontinentit në vitet e ardhshme, në dekadat që do të vijnë për ne dhe fëmijët tanë", tha ambasadori Le Rigoler në pyetjeN e gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të programit për festën vjetore të Frankofonisë.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot më herët në një konferencë për media deklaroi se votimi i fundit i rezolutës për Ukrainën në KB ka treguar qartë se politika e jashtme e Maqedonisë është pa busull, se vendimet merren në mënyrë impulsive dhe pa prioritete dhe pa politikë të jashtme.

"Me këto vendime kaotike dhe vërtetë të pakuptueshme, Maqedonia dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim. Në mënyrë shtesë, Qeveria e thelloi konfuzionin me atë që pranoi të jetë bashkësponsor i rezolutës amerikane, ndërsa më pas ne votuam të përmbajtur. Për herë të parë një qeveri e vendit që bashkësponsorizon një rezolutë, atëherë nuk voton për të njëjtën", tha Filipçe.

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet e sotme të liderit të opozitës LSDM-së Filipçe, deklaroi se koalicioni LSDM dhe BDI e cila gjatë shtatë viteve të fundit nuk zgjodhi asnjë mjet dhe mënyrë për ta poshtëruar dhe turpëruar Maqedoninë dhe pasuruar në kurrizin e qytetarëve, ka kredibilitetin më të vogël për të folur për aktivitetin tonë ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me administratën e presidentit Tramp. Ai kujtoi akuzat e opozitës se janë kundër NATO-s dhe kundër Amerikës, gjegjësisht se janë pro ruse dhe sipas Mickoskit tani i shqetëson fakti që kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me administratën e re të presidentit Tramp.

"Dhe po, ishim bashkë sponsorizues të asaj rezolute së bashku me disa vende të tjera, Izraelin, Hungarinë dhe Gjeorgjinë. Dhe do t'ia kujtoj opinionit maqedonas se ajo është një rezolutë obligative, sepse ka kaluar në Këshillin e Sigurimit, ku pjesa tjetër e anëtarëve të përhershëm, por edhe ata të cilët janë me rotacion, nuk votuan kundër, që do të thotë se e mbështetën rezolutën pas së cilës qeveria jonë shfaqet si bashkësponsor, gjegjësisht përfaqësuesi ynë në Kombet e Bashkuara", tha Mickoski.

Ai ka sqaruar se kur do të votohej rezoluta në Asamblenë e përgjithshme janë dorëzuar disa amendamente, pjesa më e madhe janë refuzuar, ndërsa një është pranuar dhe më pas propozuesi i SHBA-së, ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe ka votuar i përmbajtur. Qeveria e Maqedonisë, theksoi, ishte në koordinim të plotë me SHBA-në dhe votuan të përmbajtur.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR