• e enjte, 26 dhjetor 2024

LD: Vendim i paarsyeshëm dhe i papranueshëm për rritjen enorme të pagave të zyrtarëve

LD: Vendim i paarsyeshëm dhe i papranueshëm për rritjen enorme të pagave të zyrtarëve

Shkup, 31 mars 2023

Lidhja Demokratike vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin mundësohet rritja e pagave të zyrtarëve për 78%, është i papërgjegjshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm.

Propozojmë që të intervenohet në koeficientët, gjegjësisht të propozohen ndryshime në Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, në mënyrë që rritja e pagave të zyrtarëve të harmonizohet me rritjen e pagave në Republikën e Maqedonisë në të gjithë sektorët, si dhe me rritjen e pensioneve.

Lidhja Demokratike do të mbështesë dhe do të jetë pjesë e një zgjidhjeje ligjore, e cila do të parandalojë këtë pozicion të padrejtë dhe diferencë të madhe në paga të zyrtarëve dhe punonjësve të tjerë.

Rritja e të ardhurave si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës duhet të ndihet nga të gjithë qytetarët, veçanërisht kategoritë vulnerabël, ndërsa ata që zgjidhen dhe emërohen duhet të ofrojnë kushte për një jetë më cilësore dhe më të mirë për të gjithë, jo vetëm për veten e tyre. 
 
Lidhja demokratike
________________________________________________________________________________________ 
 
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR