• e enjte, 26 dhjetor 2024

LD: Nxjerrja e dokumenteve të reja të mbulohet nga buxheti i shtetit, jo nga qytetarët

LD: Nxjerrja e dokumenteve të reja të mbulohet nga buxheti i shtetit, jo nga qytetarët

Shkup, 24 gusht 2023

Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet.

Kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave.

Lëvizja Demokratike propozon, gjë që është e natyrshme, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti. Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi. Për krijimin e kësaj gjendje aspak të volitshme më sa paku fajtor janë qytetarët, pjesa dërmuese e të cilëve janë buzë katastrofës ekonomike e sociale.

Lëvizja Demokratike 

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR