• e enjte, 26 dhjetor 2024

LD: Ministria e Arsimit vazhdon me nënçmimin me racionet e studentëve

LD: Ministria e Arsimit vazhdon me nënçmimin me racionet e studentëve

Shkup, 8 dhjetor

Pas reagimit të fuqishëm të studentëve dhe Lëvizjes Demokratike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishikuar Ligjin për subvencionimin e racionit ushqimor të studentëve, por njëkohësisht ka vazhduar nënçmimin e tyre.

Sipas vendimit të ndryshuar, tani studentët në vend se të shpenzojnë 140 denarë në ditë për ushqim, apo 1 racion në ditë, mund ti shpenzojnë gjatë gjithë javës, 5 racionet e parapara nga 140 denarë.

Këtë ndryshim e shohim vetëm si veprim nën presion të opinionit, don të thotë veprim vetëm për sy e faqe, ndërsa në realitet vazhdohet strategjia e shpërfilljes totale të kategorive më të prekura nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në këtë rast, por edhe e qeverisë në përgjithësi.

Studentët janë kategoria më e rëndësishme e një shoqërie, nga e cila varet ardhmëria e kombit. E ju pushtetarë të korruptuar, të njejtët i trajtoni me përçmim, duke mos iu siguruar as libra, e leje më vende pune e standard jetësor.

Ne rinia e Lëvizjes Demokratike nuk do të heshtim dhe ritheksojmë se kërkesa e jonë është 300 denarë racion ushqimor në ditë, apo 6000 denarë në muaj dhe investime më të mëdha në arsim, me qëllim të krijimit të kushteve korrekte për të gjithë, e jo ministrat të kenë 3000 euro paga mujore, me rritje prej 78 për qind, e për studentët dhe nxënësit vetëm lëmoshë!

Ripërsërisim edhe njëherë pagën që një ministër i kësaj qeverie të korruptuar e merr për një mandat dmth , një arsimtari të ndershëm i duhen 24 vjet të plota që ta fitoj të njëjtën shumë.

Kësaj keqeverisje po i vjen fundi ndërsa goditjen më të fuqishme në zgjedhjet e Majit do e marrin pikërisht nga RINIA!

NDRYSHIMI PO VJEN!

LËVIZJA DEMOKRATIKE

______________________________________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR