• e enjte, 26 dhjetor 2024

LD: A ka pilot në aeroplanin e quajtur Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

LD: A ka pilot në aeroplanin e quajtur Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

1 tetor 2023 

Të dashur qytetarë, seriali për fëmijë i quajtur "Të luajmë shtet" vazhdon me një episod të ri.

Sikur të mos na mjaftonte saga me ndryshimet për ligjin për përgjegjësi penale, për të cilin në fakt do të rezultojë se ka qenë për një përdorim, sepse ministri Lloga tani u paraqit se ai po përgatit një zgjidhje krejtësisht të re ligjore.

Ndërkohë që qytetarët ende nuk po mund ta marrin veten nga episodi i Kodit Penal, ka nisur episodi i ri i quajtur Amnistia. Aktori kryesor vazhdon të jetë ministri Lloga, i cili tashmë ndryshe nga episodi paraprak ku luante si viktimë, shfaqet në rolin e shpëtimtarit. Por lumturia e krijuar artificialisht nuk zgjati shumë, kështu që ministri Spasovski ia turbulloi ujin.

Dhe për tu bërë edhe më tragjikomike e gjithë situata, rol të vetin mori kryeministri, i cili thotë se nëse ligji amniston vërtet persona që kanë kryer krime të rënda, atëherë unë do të ndërhyj në Kuvend me amendamente. Imagjinoni këtë e thotë kryeministri i vendit.

Pra, Artani merret vesh me Gruevskin, Lloga ekzekuton, LSDM është haxhi pishman.

Kështu që, në gjithë këtë konfuzion, opinioni i hutuar është e rendit të bëjë ndonjë një pyetje për t'i bërë gjërat më të qarta.

I nderuar ministër i Drejtësisë, vallë përpara se të përgatisni ligjet e propozuara, a bëni ndonjë analizë paraprake situative të problemit të dhënë? A i ndani rezultatet e fituara të analizave me partnerët e koalicionit apo të paktën me kryeministrin, koordinoheni, pastaj veproni ndaj zgjidhjeve ligjore, apo përgatitni ligjet kokë më vete, ashtu si zëvendësja juaj që përgatiti ndryshimet në Kodin Penal pa njohurinë tuaj?

I nderuar ministër Spasovski, a ka dhënë mendim pozitiv Ministria juaj në lidhje me ligjin për amnisti dhe kur propozimi për ligjin për amnisti ka ardhur në seancën e Qeverisë, ju si ministër a keni votuar kundër? Apo kjo ngatërresë nëpër mediat është vetëm një shfaqje për qytetarët dhe defokusim nga çështjet kryesore!

I nderuar kryeministër Kovaçevski, a ua lexon dikush propozim ligjet kur ju vijnë në Qeveri? A analizon dikush nga ekipi juaj ligjor, këshilltarët, se çfarë nënkuptojnë saktësisht propozim ligjet që me nënshkrimin tuaj i dërgoni në Qeveri?

Apo ndoshta edhe juve ndokush nga zëvendësit ua ka nënshkruar në rastin konkret propozim-ligjin për amnisti dhe vërtetë nuk keni qenë të informuar se për çfarë saktësisht ka të bëjë ligji dhe çfarë do të përfshijë? Pra për këtë arsye thoni që nëse mbulon krime të rënda ju do të ndërhyni me amendamente?

Të dashur qytetarë, vallë kjo qeveri deri në këtë shkallë nuk ka koordinim për ligje kaq të rëndësishme? Vallë në këtë Qeveri, besimi mes partnerëve të koalicionit është deri në atë derexhe që njëri tjetrit t'i imponojnë ligje?

Vallë ky kaos është ai fronti evropian për të cilin po na bindin?

Transparenca, bashkëpunimi i ndërsjellë, sinkronizimi dhe harmonizimi janë në themelet e Bashkimit Evropian.

Të dashur qytetarë, u bë e qartë ajo për çfarë edhe deri tani kemi folur se ndryshimet në Kodin Penal janë vetëm një kompromis me Budapestin për të rikthyer shefin nga arratia! Dhe e vetmja lidhje me BE-në është vetëm flamuri evropian i keqpërdorur në Kuvend dhe asgjë tjetër!

Ashtu si ligji i amnistisë nuk ka të bëjë me atë që duan të na i servojnë. Është më se e qartë se edhe ky ligj është zier në kuzhinën e Budapestit. Pikërisht për këtë arsye edhe të gjithë i gjeti të pa-përgatitur!

Pas këtij lloj turpërimi në skenën publike, mbetet dilema, çfarë kërkon ende ASH në Qeveri?

A janë këto vizionet e mëdha politike të të ashtuquajturit front evropian ku ASH po shndërrohet në patericë të BDI-së?

LËVIZJA DEMOKRATIKE

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR