• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Serbia nuk do të hapë kapitull të ri me BE-në nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Lavrov: Serbia nuk do të hapë kapitull të ri me BE-në nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov sot në Shkup deklaroi se "Serbia nuk do të hapë asnjë kapitull të ri në negociatat me Bashkimin Evropian nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë". 

“Nëse doni të anëtarësoheni në BE, mendoj se nuk do të hapni një kapitull të ri nëse nuk ndiqni të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë”, tha Lavrov në konferencë për shtyp gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së.

Siç theksoi shefi i diplomacisë ruse, kjo është "një mënyrë bindjeje nga ana e BE-së", transmeton Beta.

"Kështu i bindin serbët që të pranojnë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare. A është kjo e drejtë", shtoi Lavrov.

Duke folur për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, Lavrov tha se 10 vjet më parë është arritur një marrëveshje për statusin e komunave serbe në Kosovë dhe se pas 10 vitesh asgjë nuk ka ndodhur, sepse, sip thotë ai, "pala kosovare refuzon kategorikisht të përmbushë pjesën e saj të detyrimeve".

"Personat që u emëruan për të qenë udhëheqës të këtij rajoni serb refuzojnë kategorikisht të pranojnë detyrimet e tyre. A ka kërkuar diçka BE-ja nga pala kosovare? Jo. BE-ja kishte kërkesa vetëm nga komuniteti serb. Ata tashmë kanë sjellë një dokument, kjo dallon dhe përmban parime të ndryshme nga ajo që është rënë dakord mes Beogradit dhe Prishtinës", tha Lavrov. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR