• e premte, 27 dhjetor 2024

Larson Xhain në seancën e Qeverisë: Maqedonia e Veriut ka mbështetje në procesin e mëtutjeshëm të eurointegrimeve

Larson Xhain në seancën e Qeverisë: Maqedonia e Veriut  ka mbështetje në procesin e mëtutjeshëm të eurointegrimeve

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut  ka mbështetje  në procesin e mëtutjeshëm të eurointegrimeve, porositi Ami Larson Xhejn ambasadore e Suedisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në,  në fjalimin në seancën e sotme qeveritare, në të cilën mori pjesë si e ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ajo në shqyrtimin e prioriteteve dhe çështjeve aktuale të kryesimit suedez me Këshillin e Bashkimit Evropian, ka theksuar se kryesimi suedez është përkushtuar seriozisht në procesin e eurointegrimeve, për të cilin, siç tha ajo, "situata gjeopolitike solli urgjencë të re".

"Maqedonia e Veriut u tregua e përgatitur mirë dhe shumë profesionale në procesin e skriningut, vlerësoi ambasadorja Larson Xhain dhe përcolli mbështetjen për procesin e mëtutjeshëm të integrimeve evropiane të vendit tonë.

 
Ambasadorja Larson Xhain theksoi se vlerësohet përputhshmëria e politikës së jashtme dhe sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së, në kontestin aktual gjeopolitik.
 
Në fjalim, ambasadorja Larson Xhain ka diskutuar edhe për prioritetet e kryesimit suedeze - sigurinë, konkurencën, energjinë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike dhe ballafaqimin me krimin dhe korrupsionin.
 
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për faktin që kryesimi suedez në programin e saj e ka përfshirë dhe përkrah promovimin e procesit eurointegrues me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka theksuar se prioritetet e kryesimit suedeze, paqja dhe siguria, konsolidimi i vlerave demokratike dhe sundimi i ligjit janë përcaktime themelore edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 

"Kemi një përbërje të rifreskuar të Qeverisë me shumë detyrime që lidhen  me procesin reformues evropian. Shumica e re në Kuvend si dhe përbërja e re e Qeverisë janë formuar pikërisht me atë qëllim, përpjekje të përshpejtohet përmbushja e detyrave eurointegruese dhe të kontribuohet drejt përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut dhe pas vitesh pritje, kalim në fazën tjetër cilësore - hapja e klasterit të parë përkushtuar Vlerave  Themelore", tha kryeministri Kovaçevski.
 
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, theksoi se situata e re gjeopolitike, ende më shumë e shpreh faktin, se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e patjetërsueshme e kontinentit dhe me rëndësi themelore  për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit evropian.
 
"Prandaj, shpresoj se kryesimi suedez, së bashku me kryesimin e ardhshëm spanjoll me BE-në në vitin 2023, do të vendosin një shteg të qartë për zgjerimet e ardhshme të Unionit, pasi të plotësohen kushtet", theksoi kryeministri Kovaçevski.
 
Kryetari i Qeverisë, e përshëndeti fokusin dhe unitetin e arritur në Bashkimin Evropian, pa precedent, në lidhje me reagimin ndaj agresionit ushtarak rus të Ukrainës.
 
"Maqedonia e Veriut, në suaza të mundësive të saj, tashmë në mënyrë aktive e mbështet fokusin e kryesimit suedez drejt mbështetjes më të madhe për Ukrainën, si dhe në përparimin e rrugës së tyre eurointegruese, pas marrjes së statusit të kandidatit", njoftoi kryeministri Kovaçevski.
 
 
Në seancë debatuan edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
 
Zëvendëskryeministri Mariçiq e theksoi vlerën e mbajtjes së perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
 
"Prioriteti ynë është të ruajmë vazhdimësinë e rrugës evropiane gjatë kryesimit suedez dhe mendojmë se është koha që kjo lëvizje të marrë vrull më të madh", tha Mariçiq i cili theksoi se Suedia është mik i madh i Maqedonisë së Veriut, që tregohet edhe përmes mbështetjes së BE-së edhe në marrëdhëniet dypalëshe.
 
Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij që kryesimi suedeze me BE-në, në fokus të programit  ka dhe integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke  konfirmuar se e ardhmja e vendeve është në BE, që është veçanërisht e rëndësishme në momentin e përhershëm gjeopolitik", qëndron në kumtesën nga seanca e 134-të  e Qeverisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR