• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Larson Xhain: Në Ballkanin Perëndimor po jetësohet bashkëpunimi ndërfqinjësor si në vendet nordike

Larson Xhain: Në Ballkanin Perëndimor po jetësohet bashkëpunimi ndërfqinjësor si në vendet nordike

Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - Vendet nordike dhe ballkanike kanë mjaft ngjashmëri, kanë kaluar periudhë të keqe të konflikteve, të vogla për nga territori, por të bashkuara kanë ndikim në skenën ndërkombëtare, konkludoi ambasadorja suedeze në Maqedoni të Veriut, Ami Larson Xhain.

Në panelin rinor kushtuar "Modaliteteve për avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal", që sot u mbajt në Strugë në kuadër të Forumit të prespës për dialog, ambasadorja e Suedisë në vend theksoi se pas periudhës së konflikteve, vendet nordike, të cialt janë të vogla për nga territori dhe si tregje kuptuan se vetë nuk munden dhe duhet të bashkohen me fqinjët dhe atëherë mund të kenë ndikim të madh në skenën ndërkombëtare. Tani bashkëpunojnë për çështje politike, të sigurisë, hulumtime, arsim, ndërkaq i ndajnë edhe vlerat demokratike.

"Ngjashëm me vendet nordike është që lloji i këtillë i bashkëpunimit tani po jetësohet edhe në Ballkanin Perëndimor. Tashmë ka bashkëpunim të mirë të vendosur mes vendeve fqinje. kalohen kufijtë vetëm me letërnjoftim. Replikohet ajo që ndodhte në vendet nordike", theksoi ambasadorja suedeze, e cila është përfaqësuesja e vetme e ambasadave të vendeve nordike në Maqedoni të Veriut.

Theksoi se tani janë larg nga ditët e konfliktit, që i patën në të kaluarën dhe po afrohen gjithnjë e më tepër me marrëdhënie të mira fqinjësore.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR