• e premte, 27 dhjetor 2024

Larson për MIA-n: Maqedonia e Veriut duhet të ballafaqohet me korrupsionin dhe klientelizmin

Larson për MIA-n:  Maqedonia e Veriut duhet të ballafaqohet me korrupsionin dhe  klientelizmin

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain, vendi i së cilës është kryesues aktual i BE-së, në intervistë për MIA-n tha se korrupsioni është gërryes për shoqërinë dhe se vendi duhet të merret me të dhe klientelizmin për të parandaluar fluksin e të rinjve të talentuar të Maqedonisë.

"Reformat e gjera janë me të vërtetë kyçe për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Reformat i referohen legjislacionit, por edhe implementimit dhe zbatimit efikas të ligjeve. Pa këtë, vendi thjeshtë nuk do të jetë i gatshëm të inkuadrohet në komunitetin më të avancuar ekonomik dhe politik në botë. Ky do të jetë një proces transformues dhe do të kërkojë punë të palodhur dhe vendosmëri, por reformat do të kenë interes edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut", thotë Larson Xhain në intervistë për MIA-n.

Ajo theksoi se edhe BE-ja ishte shumë e qartë në lidhje me atë se duhet t'i jepet përparësi sundimit të ligjit dhe të vendoset në qendër të agjendës reformuese.

"Korrupsioni e dobëson demokracinë duke minuar besimin në institucione. Kjo e rrezikon funksionimin e ekonomisë dhe e shkel konkurencën. Qytetarët dhe bizneset humbin - humb edhe shoqëria në përgjithësi", është e vendosur ambasadorja suedeze.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ajo thotë se ato mbeten një vendim sovran që duhet të merret nga Maqedonia e Veriut, duke përkujtuar se shumë vende anëtare të BE-së është dashur të bëjnë kompromise për çështje bilaterale me qëllim që t'i zgjidhin çështjet të cilat ndryshe mund ta pengojnë bashkëpunimin me Unionin.

Intervistën e plotë me ambasadoren e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain, MIA do ta publikojë nesër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR