• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Largohen dhjetëra deponi të egra në komunat Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Çair

Largohen dhjetëra deponi të egra në komunat Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Çair

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA)- Gjatë fundjavës së zgjatur, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga dhjetëra deponi të egra në komunat Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Çair të Shkupit.

Siç informon NP “Higjiena Komunale”, janë larguar goma të automjeteve, mobilie të vjetra dhe të papërdorshme, mbetje të kopshtit dhe mbetje ndërtimore të cilat janë hedhur në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut në rrugët ”Fevruarski pohod”- në komunën e Aerodromit, Orce Nikollov dhe Fronti popullor - në komunën Qendër, Vukovarska - në Komunën e Çairit, rrugët Juri Gagarin dhe Pariska, si dhe bulevardi Metropolitan Teodosi Golloganov - në komunën Karposh të Shkupit.

“Gjatë fundjavës është kryer edhe plotësisht pastrim i terrenit pas aksidentit të trafikut që ndodhi në këndin mes bulevardeve Serbia dhe Brigada e Tretë Maqedonase, në komunën Aerodrom të Shkupit”, thuhet në kumtesë.

Foto: NP “Higjiena Komunale”- Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR