• e diel, 25 gusht 2024

Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në disa komuna të Shkupit

Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në disa komuna të Shkupit

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA)- Gjatë mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup larguan 60 metra kub mbetje nga më shumë deponi të egra të vendosura në disa komuna të Shkupit.

Aktivitetet u realizuan në rrugët Vasill Çakallarov dhe Ruzvelltova – në komunën e Karposhit të Shkupit dhe në bulevardin Brigada “maqedono – kosovare” në komunën Çair.

Sot në mëngjes është vërejtur hedhje e mbetjes  nga ambalazhet prej kartoni në dy lokacione në zonën qendrore të qytetit - në sipërfaqen e komunikacionit në bulevardin Kiril dhe Metodi, si dhe në parking - hapësirën e vendosur në rrugën Dimitrija Çupovski. Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup ngritën dhe  transportuan mbetjen e hedhur të paligjshme.

Foto: NP "Higjiena komunale" Shkup

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR