• e enjte, 18 korrik 2024

Lampard: Çellsi 60 minuta ka luajtur shumë mirë kundër Realit

Lampard: Çellsi 60 minuta ka luajtur shumë mirë kundër Realit

Londër, 19 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Frenk Lampard ka reflektuar për humbjen nga Real Madridi me rezultatin 2:0 në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve.

"Luajtëm shumë mirë 60 minuta. Patëm me të vërtetë shanse të mira, të cilat në këtë nivel duhet të shfrytëzohen. Nuk më vie të lavdërohem për kapacitetin punues kur humbet në atë fazë, sepse këtu përfundon rrëfimi", deklaroi Lampard.

Skuadra nga Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa kundështari i saj do të caktohet pas ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut. (3:0 për Sitin në ndeshjen e parë). mb/

Foto: EPA       

QËNDRONI TË LIDHUR