• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

LAMM: Nga rrëshqitja e dheut njëra korsi e rrugës Hanet e Mavrovës - Dibër në ndërprerje

LAMM: Nga rrëshqitja e dheut njëra korsi e rrugës Hanet e Mavrovës - Dibër në ndërprerje

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Nga rrëshqitja e madhe e dheut njëra korsi e rrugës në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës - Dibër në gjatësi prej 20 deri në 30 metra është në ndërprerje.

LAMM njofton se komunikacioni po riorientohet në korsinë tjetër deri në pastrimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut.

Në raportin e mesditës, LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

"Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën tonë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi", njofton LAMM.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR