• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë

LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë

Shkup, 10 nëntor 2024

Komunikacioni për momentin po zhvillohet pa probleme në njërën korsi në drejtim të Ponikvës, po ashtu në drejtim të fshatit Beli, dhe nga qytetarët është bërë e ditur se në deponi do të lejohen vetëm veturat e NPK Ujësjellës Koçan, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Më 08.10.2024, për shkak të ndërtimit të korridorit rrugor 10D, seksioni Prilep – Manastir, është bërë devijimi për të gjitha llojet e trafikut, nga kryqëzimi i Topolçanit përgjatë R1101 deri në deponinë e Alincit. Regjimi kohor do të zgjasë për një periudhë njëvjeçare.

STRABAG AG filialja STRABAG Shkup raporton për ndryshim të përkohshëm të komunikacionit nga data 08.10.2024 deri më 31.12.2024 në autostradën A1 seksioni Veles - Negotinë për shkak të ndërtimit të segmentit Gradsko - Kryqëzimi Drenovë. Qarkullimi do të zhvillohet nën një regjim kohor me sinjalistikë të vendosur të komunikacionit.

Sintek inzhenering SHPKNJP njofton për fillimin e ndryshimeve të përkohshme të komunikacionit në autostradën A1, në seksionin Demir Kapi - Smokvicë nga data 03.10.2024 deri më 01.12.2024, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të djathtë të Tunelit T1. Përkatësisht, tubi i djathtë i tunelit  T1 do të mbyllet plotësisht për komunikacion dhe komunikacioni do të devijohet plotësisht në tubin e tunelit të majtë me qarkullim të dyanshëm.

Nga data 09.07.2024, në korsinë e pjesës së djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, ndërsa në gjatësi prej 1000 metra qarkullimi do të zhvillohet në anën e majtë të korsisë për tejkalim.

Zhikol SHPKNJP Strumicë njofton se për shkak të aktiviteteve ndërtimore të një objekti: Rikonstruksion me zgjerim të rrugës rajonale R1109 seksioni Ponov most-hyrja në Bogdanc, nga 24.06.2024 do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën regjionale R1306 në pjesën Prilep-Krushevë-Slladuevë për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Riparimi i dëmeve në rrugën rajonale R 1306 pjesa Prilep-Krushevë-Slladuevë në formë të rrëshqitjes së dheut në stacion rrugor nga km 15+100 deri në km 15+600. Prandaj nga 07.06.2024 qarkullimi do të vijojë sipas projektit të miratuar të qarkullimit për regjimin e përkohshëm të qarkullimit.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore. Ndryshimi i regjimit të qarkullimit do të nisë të zbatohet nga e premtja, 31.05.2024, në lidhje me projektin për përfundimin e punimeve rehabilituese me zgjerimin e seksionit të përmendur të autostradës.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën rajonale R1101, pjesa Prilep - Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin "Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep - Manastir. “, dhe se nga data 27.03.2024 do të ketë mbyllje të plotë të seksionit.

Më 26.03.2024, nga ora 14:15, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit "Maxhari" deri te kryqëzimi "Belvi" gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.

Nga data 18.03.2024 ka ndryshim të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore Р1101, segmenti Prilep - Manastir, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Sanim i rrugës, te ura në lumin Shemnicë.

Duke filluar nga data 11.12.2023 është ndryshuar regjimi i komunikacionit në autostradën A3, seksioni Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Duke filluar nga data 05.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit.. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm  6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore. 

Duke filluar nga data 24.11.2023 nga ora 16:00, regjimi i komunikacionit në seksionin e autostradës A-1, Kumanovë - GP "Tabanoc", më saktë Kumanovë-Kriva Pallankë, korsia  e djathtë për ndalje dhe ndalim të detyruar do të mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 500 m, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e komunikacionit për ngasje dhe parakalim.

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK "Bllacë" - Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") nënseksioni 1 - nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion. 

Më 07.11.2023 nga ora 13:00 është kryer një ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit në pjesën e autostradës A1, Petrovec - Katllanovë - rehabilitim duke zgjeruar autostradën A1 (rruga majtas dhe djathtas në të dy drejtimet) në gjatësi prej 6000 m, qarkullimi do të zhvillohet në rrugën e sapondërtuar (Katllanovë – Petrovec) dykahëshe, me sinjalistikë të vendosur vertikalisht, ndërsa rruga Petrovec – Katllanovë do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Nga data 24.10.2023 filloi rikonstruimi i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa ndërprerë dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse.

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit të autostradës A4, seksioni VK "Bllacë"-Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") Nënseksioni 1  - zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK  "Bllacë" deri në f. Bllacë, deri në nivel të autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me kryqëzim për t'u lidhur me një rrugë lokale për në f. Bllacë, 2 km para vendkalimit kufitar "Bllacë" nga data 06.10.2022. në kantierin e punimeve të ndërtimit po zhvillohet një regjim i ri i përkohshëm i komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime), me sinjalistikë të vendosur në mënyrë përkatëse. Komunikacioni po zhvillohet vazhdimisht pa ndalesa. Rekomandim drejtuesve të automjeteve për shpejtësi të rregulluar të lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur.

Nga data 11.09.2023 është vendosur regjim i përkohshëm rrugor në tunelin e aksit rrugor Bllacë - Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore - sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.

BION SHPK Tetovë njofton se nga data 20.05.2023 në aksin rrugor "Rruga shtetërore A3, pjesa: Bukovë - Ohër, nënndarja Bukovë - hyrje në Ohër" ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve të parapara në objektin "Vendosja e sinjalistikës dhe pajisjeve të komunikacionit në rrugën shtetërore A3, pjesa Bukovë – Ohër, nënseksioni Bukovë – hyrja në Ohër".

Nga data 14.06.2023 filloi projekti "Rehabilitimi i karkasës në rrugën R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros". Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e komunikacionit. 

Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, filluan aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme. 

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko. 

Në aksin rrugor Gradsko - Prilep janë duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore, andaj rekomandojmë vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatshme.

Në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

LAMM QENDRA INFORMATIVE

Tel: (02)15-555

_______________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR